Basha: Papërgjegjshmëria e dytë e Ramës, ndryshimi i kufijve kthen Ballkanin tek Milosheviçi

Kryetari i opozitës Basha e ka konsideruar si veprim të papërgjegjshëm të Ramës emërimin e Cakajt si ministër të Jashtëm të Shqipërisë, ndërsa u shpreh se ndryshimi i kufijve në Ballkan do të çonte rajonin në kohën e Millosheviçit.
Kreu i opozitës, Lulzim Basha, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Opinion’ foli edhe mbi mosdekretimin e Genti Cakës për postin e ministrit të Jashtëm.
Basha tha se, Caka nuk është person i përshtatshëm për postin e Ministrit të Jashtëm. Ai tha se kjo është hera e dytë pas Lleshit që Rama shkel kushtetutën duke dërguar persona të papërshtatshëm për dekretim në presidencë.
Ky është një vendim për të cilin duhet të pyetet presidenti.
Certifikimi nga DSIK brenda 24 orëve është i pabesueshëm sepse moria e informacionit që përpunohet është e një natyre që nuk mund të përpunohet brenda 24 orësh. Kjo është bërë me urdhër politik nga personi që e ka emëruar. Është e pamundur të bëhet certifikimi brenda 24 orësh. Sigurisht është edhe përgjegjësi edhe e DSIK.

Kandidatura e zotit Caka nuk është kandidaturë e përshtatshme për ministër të jashtëm, pasi kam parë edhe faktet e bëra publike nga presidenti. Problemi kryesor nuk është standardi që ka vendosur presidenti, por standardi që ka vendosur kryeministri në dy emërime njëri pas tjetrit. Herën e parë ky kryeministër i dërgoi për dekretim presidentit një person në shkelje flagrante me ligjin, herën e dytë e dërgoi sërish u dekretua pasi ishte në rregull me ligjin. Sot jemi në rastin e papërgjegjshmërisë.
Papërgjegjshmëria e parë e Ramës ishte në rastin kur shkoi një gjeneral për dekretim, tani çon për dekretim një person që ka thyer në mënyrë flagrante ligjin për sigurinë kombëtare.
Në kushtet kur Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, nuk mund të jetë kandidat për ministër të jashtëm një person që ka thyer standardet për sigurinë kombëtare. Ministri i jashtëm, i brendshëm, dhe të mbrojtjes janë në kontakt jo vetëm me sekretet kombëtare por dhe ato të NATO-s”, tha Basha.
Kreu i opozitës,Basha e ka kundërshtuar edhe njëherë idenë për ndryshimin e kufijve. Ai deklaroi nga studio e ‘Opinion’ se ideja për ndryshimin e kufijve është një plan i qartë, Millosheviçian.
Kalimi ose ndryshimi i kufijve është plan Milloshevishian. Investitorët më të mëdhenj të Ballkanit po kërkojnë të kthejnë lojën për ndryshimin e kufijve, çka nuk mund të ndodh pa u zhvilluar luftë.