Studentët, tymuese te Ministria e Arsimit dhe para Kryeministrisë

Protesta e studentëve sot paradite ishte përqëndruar kryesisht brenda Fakulteteve. Bojkoti i mësimit vijoi duke nxjerrë në korridore bankat dhe karriget.
Rreth orës 11:00 një grup studentësh u mblodhën para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit ku ndezën edhe tymuese. Ata përsëritën thirrjen për rrëzimin e ligjit të arsimit të lartë.
Një grup studentësh janë vendosur para kryeministrisë duke protestuar. Ata këndojnë, “ejani mblidhuni këtu, këtu” dhe kanë ndezur tymuese.
Më pas studentët vazhduan marshimin drejt Kuvendit, Presidencës dhe Ambasadave të SHBA dhe BE-së.
“Ideja, sipas organizatorëve, është se problemi i studentëve lidhet me arsimin dhe prandaj do të protestohet në çdo fakultet. Gjithashtu, problemet e studentëve lidhen ngushtë me çdo qytetar të këtij vendi, ndaj, ja pse do të bëhet ky marshim gjithpërfshirës për sensibilizimin e çdokujt. E fundit, zgjidhja e problemeve tona vjen nga ata që janë në krye të drejtimit të këtij vendi, ja pse do të mblidhemi tek Kryeministria,” njoftojnë të rinjtë.
Protesta studentore nisi më 4 dhjetor 2018 tek Fakulteti i Inxhinjerisë së Ndërtimit në Tiranë. shkëndija qe një tarifë e re e fshehtë, vendosur atyre nga qeveria, rreth 7 mijë të vjetra, për çdo provim të mbartur si dhe pagesa 1 muaj para kohe, e tarifës së studimit.

auto 551547028874