Studentët protestues tek Universiteti Politeknik përballen me Dekanin dhe policinë në koridor

Studentët protestues tek Universiteti Politeknik në Tiranë janë përballur me Dekanin Jorgaq Kacani në korridor.
Përballja ndodhi pak minuta pasi ata janë ndaluar nga rojet private dhe policia të nxirrnin karriget dhe tryezat e klasave në korridore, në mënyrë simbolike, si shenjë e bojkotit të mësimit.
Dekani u ka bërë presion studentëve që të mos bokotojnë mësimin dhe të mos dalin më në protestë.
Studentëve po iu bëhet presion duke i kërcënuar se do të humbasin vitin nëse nuk kthehen në auditore. Një kërcënim të tillë e pohoi edhe vetë kryeministri sot. Për këtë ka hedhur në aksion pikërisht dekanët që i sulmoi e kërcenoi egërsisht si njerëz të korruptuar e të fëlliqur. Janë po këta dekanë qëe sot po luftojnë me dhëmbë për të mbajtur qeverinë përballë rezistencës së studentëve.

auto 48885006 1155765757916596 8950491766444785664 n1547029375