SMS-ja që student i dërgoi Ramës për ish-burrin e gruas së tij që merr 600 euro për provim, reagimi i kryeministrit harbut

Mbrëmjen e djeshme, dhjetëra studentë i kanë dërguar mesazhe në Ëhats’Up kryeministrit Edi Rama. Shumica e tyre i kërkonin plotësimin e kërkesave, ndërkohë që njëri prej tyre e ka kapur ‘mat’ kryeministrin duke e pyetur për ish-burrin e bashkëshortes së vet, Lindës.
Bëhet fjalë për Thanas Xhillarin, i cili sipas studentit merr 600 euro për të kaluar një student në provimin e lëndës së vet.
Kryeministri Rama, i ka kthyer përgjigje studentit duke i thënë se ai u përgjigjet vetëm njerëzve, jo materialeve biologjike të degraduara.
Rama në këtë rast lutet për prindërit e studentit që i ka drejtuar këtë pyetje, pasi sipas tij, prindërit e tij po investojnë në biodegradim. Kryeministri nuk ka kthyer një përgjigje ekzakte për
pyetjen që i është drejtuar nga studenti dhe një gjë e tillë ka ndodhur edhe me studentë që i kanë drejtuar pyetje.
Mesazhi i studentit
“Përshëndetje zoti Rama, po me Thanas Xhillarin te FSHN si i bëhet që kërkon 600 Euro për provim? Të lutem kthe një përgjigje”!
Përgjigjja e Ramës
“Unë këtu ju përgjigjem njerëzve jo materieve bilogjike të degraduara. Dhe lutem për prindërit e tu që të kanë çuar në shkollë e ua ke kthye investimin në biodegradim”.
Sms-të që studentët kanë dërguar janë bërë publike nga faqja Universiteti Info.

auto dc9bdf89 4a11 4bb9 9dcb ffe1c7cdab061547063405