Shehaj: Po faktohet që Rama është përfituesi direkt i aferës së Unazës së Re!

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka reaguar pas lajmit të publikuar nga Zëri i Amerikës se, kompania “DH Albania” që përdori dokumente të falsifikuara, është ndihmuar nga administrata shqiptare.
Në një status në Facebook, Shehaj shkruan se tashmë po faktohet se afera korruptive DH Albania ka pasur urdhërues dhe përfitues kryeministrin Edi Rama.
“Vetëm Rama mund të garantonte që dhjetëra drejtues dhe punonjës të disa ministrive dhe disa institucioneve të ndryshme qeveritare ‘të gënjeheheshin’ si me magji”, shkruan Shehaj.
Statusi i plotë i deputetit Agron Shehaj
Tashmë po faktohet ajo që të gjithë e dinë, por bëjnë sikur nuk e dinë: Afera korruptive e DH Albania ka patur urdhërues dhe përfitues direkt Kryeministrin Rama. Vetëm Rama mund të garantonte që dhjetëra drejtues dhe punonjës të disa ministrive dhe disa institucioneve të ndryshme qeveritare “të gënjeheheshin” si me magji në të njejtën kohë nga një 26 vjeçar që nuk ka asnjë lidhje me biznesin apo investimet.

unaza 11544172601