Qarku i Gjirokastrës drejt paralizimit nga bora, reagon deputeti i PD: Qeveria inekzistente!

Qarku i Gjirokastrës po shkon drejt bllokimit dhe paralizimit të plotë nga dëbora.
Me anë të një statusi në Facebook, deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu është shprehur se Qarku i Gjirokastrës po shkon drejt bllokimit dhe paralizimit të plotë nga dëbora.
Ai shkruan se strukturat shtetërore përkatëse dhe përgjegjëse janë inekzistente pasi shtabi i emergjencës sipas tij nuk ndjehet apo dëgjohet.
“Rruga nacinale nga Memaliaj në Qafë Muzinë pothuajse e pa komunikueshme, me një nivel të borës prej reth 35 cm. Po kështu dhe drejtimi për Përmet. 30 grupe të tëra fshatrash si Zagorisë, Lopesi, Kurveleshit, Pogonit, Frashërit etj, janë të bllokuara dhe askush nuk interesohet. As edhe një masë apo këshillë për blegtorinë e këtij Qarku, i cili po kalon momente shumë të vështira”, shkruan Shehu në Facebook.

56224071 9108 46ef a98e 0274937e7bb5