50 mijë familje të izoluara në Veri nga bora, bllokohet edhe Rruga e Kombit

Rreth 50 mijë familje janë izoluar gjatë ditës së sotme në Veri të Shqipërisë për shkak të rreshjeve të dendura të dëborës, që vazhdojnë pa ndërprerje prej më shumë se 20 orësh. Po punohet për të mbajtur të hapura rrugët kombetare që shkojnë drejt qendrave te banuara në Veri të Shqipërisë.
Ndërkohë, një pjesë e madhe e rrugëve malore që lidhin fshatrat janë bllokuar nga dëbora dhe zyrtarët vendorë po kërkojnë mbështetje me mjete nga qeveria. Ndërkohë raportohet se ëhstë bllokuar edhe Rruga e Kombit dhe janë të bllokuara me qindra automjete që e kanë të pamundur të lëvizin.
Vështirësi të mëdha në rrugët e Shqipërisë Orët e fundit të shoqëruara me reshje të shumta dëbore kane renduar me tej situatën ne veri dhe juglindje. Ne Bellovode te Korçës trashësia e bores arrin në 40 cm dhe banoret kërkojnë ndihme per hapjen e rrugës.
Ne ketë fshat ka pasur nje emergjence pasi nje familje kërkoi ambulancën për shkak te problemeve shëndetësore te një gruaje. Shume fshatra ne qarkun e Korçës janë te izoluar e banorët thonë se reshjet e borës i gjeten të papërgatitur sa i takon bazës ushqimore për bagëtitë.

Reshjet kanë izoluar pothuajse të gjitha zonat malore të qarkut Dibër. Trashësia e dëborës varion nga 20 centimetra ne qytetin e Peshkopisë deri në 1 metër në zonat e thella malore.
Ndërkohë në Mirditë dëbora ka sjellë probleme ne fshatrat e njësive administrative Selite, Fan dhe Orosh.
Sipas shtabit të emergjencave në Prefekturën e Lezhës rrugët kryesore janë të kalueshme, ndërsa në rrugën e Kombit në disa segmente lëvizja është e mundur vetëm më zinxhirë. 13 mjete borëpastruese janë të angazhuara për mbajtjen në kontroll te situatës.
Policia këshillon drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes dhe të jenë të pajisur me zinxhirë e goma dimërore. Edhe fshatrat ne zonën e Malësisë se Krujës kane ndërprere komunikimin. Probleme ne disa zona te thela ka edhe me furnizimin me energjinë elektrike dhe është dashur ndërhyrja ne terren e grupeve te OSHEE.
Ndërkohe Ministria e Arsimit konfirmon se ne 321 shkolla ne te gjithë vendin është ndërprere procesi mësimor per shkak te kushteve atmosferike.