Studentët i përgjigjen Ramës për tarifat: “Banka do faturën, jo cicërimë në Twitter”!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar para pak minutash në Twitter përmes një statusi, ku shprehet se është miratuar një VKM për të paguar 50% të tarifave për të gjithë.
Reagimi i Ramës vjen menjëherë pas publikimit të një njoftimi nga sekretaritë e universiteteve ku thuhej se studentët duhet të paguajnë vlerën e plotë të tarifës së studimit.
Por studentët nuk mjaftohen me këtë dhe shprehen se asgjë nuk është botuar në Fletoren Zyrtare, nuk ka asgjë sipas tyre të shkruar e zeza mbi të bardhën, ndërkohë që fakultetet kanë bërë thirrje tashmë për pagimin e tarifës.
“Banka do faturën në Twitter, jo një cicërimë në Twitter”, shprehen studentët.

rama 4