Banorët e “Astirit” me pishtarë në duar tek shtëpia e Kryeministrit, Garda rrethon vilën e Ramës në Surrel

Banorët e Astirit kanë vijuar protestën e tyre, e cila sot shënoi ditën e 66-të, ku kundërshtojnë prishjen e banesave dhe bizneseve të tyre, që preken nga projekti i “Unazës së Madhe”.
Banorët tani kanë shkuar më tej, ku nuk kërkojnë më vetëm dëmshpërblim në 100% të vlerës së pronës së tyre, por anulim të projektit, pasi sipas tyre është korruptiv.
Por pas protestës së mbrëmjes së sotme, ashtu siç u raportua nga “Faxëeb.al”, banorët e Astirit me pishtarë në duar po marrëshojnë drejt shtëpisë së kryeministrit.
Gazetarja e Fax Neës Edona Haklaj, raporton se banorët janë shprehur se ky vendim vjen pasi kryeministri nuk ka pranuar të shkojë tek ata, e kështu po shkojnë vetë tek Rama.
Po ashtu mësohet se ka prani të shtuar të forcave të policisë.

Banorët e Astirit marshojnë drejt shtëpisë së Edi Ramës në Surrel.

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Dienstag, 8. Januar 2019

1212