Studentët: Nuk përjashtohet mundësia për grevë urie!

“Kërkojmë zgjidhje sa më të shpejtë sepse po humbasim vitin akademik. Do bojkotojmë mësimin deri në plotësimin e kërkesave. Pedagogët na mbështesin. Ekziston ideja edhe për grecë urie, por nuk kemi vendosur ende. Do vijojmë çdo ditë protestat. VKM nuk i zgjidhin kërkesat tona”, tha një studente gjatë protestës para Kryeministrisë.
“Disa pedagogë janë në mbështetje tonë, por disa të tjerë jo. Është e habitshme që ka pak njerëz, por ne do luftojmë për kërkesat tona. Ne presim pjesëmarrje më të madhe. Kryeministri ti shohë pak më mirë kërkesat se mbase nuk i ka lexuar mirë. Asnjë nga kërkesat nuk është plotësuar. Do vijojmë të protestojmë”, u shpreh një nga studentët.
Studentët: Jemi në dy fronte, në shesh e bojkot të universiteteve
Pas festave të fundvitit, studentët rikthehen sërish për të protestuar. Gjatë ditës së sotme studentët kanë bojkotuar sërish auditorët duke dalë në protestë për plotësimin e 9 kërkesave të tyre. Studentët kërkojnë edhe anulimin e ligjit të arsimit të lartë.
Studentët janë shprehur se ka numër të ulët të studentëve në shesh krahasuar me protestat e para, pasi sipas tyre po protestohet në dy fronte. Fronti i parë vetëm bojkot i auditorëve dhe fronti i dytë bojkot dhe protestë në sheshe.
“Edhe nëse nuk protestojmë në shesh do ketë bojkot total të universiteteve”, thotë një studente.

Pavarësisht disa vendimeve të Këshillit të Ministrave si dhe paktit për Universitetin të propozuar nga qeveria, studentët kanë paralajmëruar se nuk do të bëjnë kompromis dhe se do të kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, jo me VKM por me votë në parlament. Sipas studentëve, drafti për universitetin nuk është i plotë dhe i saktë, ndaj edhe protestat do të vazhdojnë.
Kujtojmë se ishte 5 dhjetori i vitit të kaluar, kur studentë të universiteteve publike të Tiranës marshuan para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar fillimisht shfuqizimin e pikës 4 të VKM 288, që përcaktonte një tarifë shtesë për provimet e mbartura.
Por pas plotësimit të kësaj pike, studentët shtuan edhe kërkesa të tjera siç janë rritja e buxhetit për arsimin, ulja e tarifave, si dhe përmirësimi i kushteve në universitete dhe konvikte.

561

ef411828 29ea 424f a1d7 7b3cfd512b99

29e4b63a 2a3e 43a9 8cd3 3364e5cd8f4a

efe55142 82ef 4421 80d8 2494521eab68