Buzhala: Emërimi i Cakës lojë e Ramës, nuk mjafton vetëm leximi i librave për t’u bërë ministër i Jashtëm!

Një lojë e Ramës për të manipuluar opinionin publik, e ka cilësuar analisti Berat Buzhala, emërimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm i Shqipërisë. I ftuar në A-Show në News24, Buzhala analizoi zhvillimet më të fundit politike në Kosovë e Shqipëri, përqëndruar kryesisht tek ndryshimet e qeverisë në Shqipëri dhe lëvizjet e kryeministrit Rama.
Sa i përket emërimit të një djali të ri kosovar në krye të diplomacisë shqipare, Buzhala thotë: “Besoj se për ata që merren me politikë ose analizojë politikën, ka qënë një lojë e Ramës për të manipuluar opinionin publik.
Ekziston një fetish i zotit Rama për me pas një dorë edhe nga Kosova sepse Shqipëria , kohë pas kohe po i duket vend i vogël dhe kështu ka vendosur të ketë një dorë edhe në Kosovë. Edhe ardhja e tij në Pejë ishte po e quajmë famëkeqe në kuptimin e mënyrës se si u soll e si i bëri ato lojrat teatrale. Tash emërimi i dy ministrave nga Kosova, për të cilët nuk kam ndonjë opinion të keq individualisht janë dy të rinj, një djalë i ri e një vajzë e re.
Çfarë ndodh në botë është se i vetmi sektor që më tej kërkon një njeri pak më të moshuar në kabinetin qeveritar është pikërisht ministria e jashtme. Bota tash po ka minitsra të rinj në moshë për ekonomnë sepse njohuritë që fitohen në ekonomi e në financa janë shumë më të shpejta të cilat mundesh me i akumulu. Ndërsa ministria e punëve të jashtme është më delikate, kërkon edhe një përvojë jetësore. Mund të ishte edhe ky një rast i tillë. Shiko!
Unë për Gent Cakën kam dëgju shumë vonë. Një djalë i ri, i lexumë po thonë. Unë e kam shkruar edhe një status në Facebook ku kam thënë se leximi dhe përfitimi nga leximi janë dy gjëra të ndryshme. Po të ishte për të lexuar kishim shpallur një konkurs nacional ku jepn dy metra kator libra për tu lexu dhe kush i lexon më shpejt bëhet ministër i jashtëm… Nuk mjafton vetëm leximi i librave si kusht për t’u bërë ministër i jashtëm”, tha Buzhala.