Berisha-gazetarëve: Ndiqni shembullin e studentëve, Rama do të godasë fjalën e lirë

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në Ora News, përballë gazetares Beti Njuma.
Berisha foli për 28 vjetorin e gazetgazetës RD, si dhe luftën që Rama po bën kundër fjalës së lirë. Ai u ka bërë apel gazetarëve që të ndjekin shembullin e studentëve pasi pas tyre, goditja e radhës e Ramës do të jetë ndaj fjalës së lirë.
“Përvjetori i Rilindjes Demokratike koinçidoi me dhjetorin e dytë të studentëve. E cila sot nisi për të mos u ndalur më. Ka një agresion të qeverisë ndaj fjalës së lirë, dhe konkretisht të Edi Ramës, një agresion familjar. Nuk më hiqet nga mendja fjala e zonjës së tij e cila ju ankohej gazetarëve se pse ankoheshin kundër Edit dhe sot Edi po bën të pamundurën për tu mbyllur gojën gazetarët. Unë ftoj të gjithë gazetarët e Shqipërisë të ndjekin të njëjtin shembull si studentët, pasi viktima e dytë në këtë vend do të jetë fjala e lirë”, u shpreh Berisha.

protesta 3