Berisha: Braçe zv.kryeministër, fatkeqësi kombëtare!

Ish-Kryeministri Berisha në një intervistë në Ora News, ka folur në lidhje me dekretimin e ministrave të rinj nga Presidenti Ilir Meta.
Për sa i përket kohës që po merr Meta, për shkarkimin e Bushatit dhe dekretimin e ministrit të ri Gent Cakaj, Berisha tha se, Presidenti ka të drejtë se kohën ja jep Kushtetuta.
“Presidenti ka të drejtë se kushtetuta përcakton që ministri duhet të plotësojë kushtet e deputetit, të dekretosh Braçen që është fatkeqësi kombëtare, por e bëri se e detyroi Kushtetuta.
Se ministrat duhet të plotësojnë kushtet e të qenit deputet, por për të vërtetuar këtë gjë duhet 1 muaj e gjysmë hetim se çdo të ndodhë nuk e di”, ishte kjo deklarata e Berishës në Ora News.
Berisha ka komentuar edhe protestën e studentëve dhe ligjin pçër arsimin e Lartë. Ai tregoi se gjatë kohës që ishte kryeministër ka refuzuar të miratojë ligjin për Arsimin e Lartë, pasi binte ndesh me Universitet Publike dhe dëmtonte ekonomikisht xhepat e shqiptarëve.
Më tej ish-kreu i qeverisë tregoi se valixhet me para bënë që Rama të miratojë ligjin për arsimin e lartë i cili grabit shqiptarët.
‘Unë mendoj se ky revolucion është një revolucion social. Ai filloi për një gjobë ekstra që qeveria vendosi për ta për provimet e prapambetura, tani kemi ardhur në një pikë kua ata kërkojnë anulimin e ligjit për Arsimin e lartë. Këta rrëzuan qeverinë faktikisht. Sot studentët janë shumë inteligjentë. Kur unë isha-kryeministër nuk e miratova ligjin për arsimin, por në 2013-n sapo Rilindja erdhi në pushtet në zyrën e Ramës mbërritën valixhet me para nga Universitet private. Unë i doja Universitete private por nuk mund ti barazoj ato me Universitet publike’, deklaroi Berisha.