Miku i madh i shqiptarëve në krye të Komitetit për Politikë të Jashtme të Kongresit amerikan

Eliot Engel konsiderohet zëri më i fuqishëm në Kongresin amerikan në mbrojtje të interesave të shqiptarëve.
Kongresisti demokrat, pas zgjedhjeve të mesme në SHBA, ku në Dhomën e Përfaqësuesve fituan demokratët, Eliot Engel do të jetë kryetari i Komitetit për Politikë të Jashtme të këtij Kongresi.
Eliot Engel ka qenë disa vite si përfaqësuesi më i lartë i partisë së vet në këtë Komitet, por pasi partia e tij demokrate ka fituar shumicën në zgjedhjet e fundit, ai do ta marrë pozitën e kryetarit të Komitetit.
“Shtëpia e Bardhë duhet të na marrë seriozisht, dhe nëse nuk do ta bëjë këtë, do të sigurohemi që ata të na marrin seriozisht”, ka thënë Engel në një intervistë të mërkurën.
Ai tregoi se do t’i ofrojë administratës një mundësi besimi, për të punuar me homologët e tyre të rinj të Kongresit.
“Por, nëse kjo nuk funksionon, atyre do t’u ndalohet përdorimi i thirrjeve, buxheteve apo çfarëdo mjeti tjetër që kanë në dispozicion për të detyruar bashkëpunimin që e ka fusha legjislative”, ka thënë Engel.
E presidenti Trump ka thënë të mërkurën se nuk është i shqetësuar për hetimet që pritet të nisin rreth kongresit, pasi siç tha ai, demokratët shpejt do të jenë përgjegjës për politikën e jashtme.
Kongresisti amerikan është mik i Kosovës dhe i dekoruar nga presidenti Ibrahim Rugova me “Medaljen e Artë të Lirisë”, më 12 qershor të vitit 2004.