Ballina Aktualitet Mbi 15 mijë biznese falimentuan, reagon Berisha: Regjimi i instaluar nga Rama...

Mbi 15 mijë biznese falimentuan, reagon Berisha: Regjimi i instaluar nga Rama vrasës i bizneseve

Gjatë vitit 2018 falimentuan mbi 15 mijë biznese ose 62 % më shumë se në vitin 2017.
Kështu shkruan ish-Kryeministri Berisha i cili ka bërë një përmbledhje të treguesve ekonomikë në vend bazuar në statistika.
Berisha shkruan ndër të tjera se në këto vite nuk është rregjistruar asnjë biznes i huaj serioz ndërkohë që janë larguar nga Shqipëria kompani të mëdha botërore në fushën e turizmit dhe fusha të tjera të cilat investonin miliarda euro në turizën, energji etj.
Berisha thotë se, regjimi i kakistokracisë, i instaluar nga Edi Ramaështë vrasës i bizneseve.
Ja postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Kakistokracia eshte regjimi i vrasjes masive te bizneseve!
– Gjate vitit 2018 vdiqen 15.340, kundrejt 9482 ose 62% me shume se ne vitin 2017.
-Ne kater vite, nga 1 janar 2014 ne 1 janar 2018 u mbyllen 74.857 biznese
-Asnje investim serioz i huaj nuk u regjistrua gjate ketyre viteve ne Shqiperi
-U larguan kompani te medha qe kishin vendosur te investojne miliarda euro ne Shqiperi.
Te dashur miq, statistikat zyrtare deshmojne se:
1. Gjate muajit dhjetor 2018 kane kaluar ne status pasiv plot 1.670 biznese, ose 54 % me shume sesa dhjetor 2017 (gjate te cilit rezultojne se kane kaluar ne status pasiv 1.083 biznese). Gjate dhjetorit 2018 kane mbyllur qepenat 55 biznese cdo dite kalendarike, ose 76 biznese per cdo dite zyrtare pune.
2. Gjate vitit 2018 kane kaluar ne status pasiv plot 15.340 biznese (rreth 30 mije familje te prekura drejtpersedrejti), ose 62 % me shume viti i kaluar (gjate te cilit rezultojne se kane kaluar ne status pasiv 9.482 biznese.
Gjate vitit 2018 kane mbyllur qepenat 42 biznese cdo dite kalendarike, ose 59 biznese per cdo dite zyrtare pune.
3. Qe nga 1 janar 2014 – 31 dhjetor 2018 (ne 5 vite) kane kaluar ne status pasiv (kane ulur qepenat) plot 74.857 biznese (mesatarisht 14.971 biznese cdo vit) (rreth 150 mije familje te prekura drejtpersedrejti gjate ketyre 5 viteve te qeverisjes).
Asnje biznes seroiz i huaj nuk u regjistrua gjate ketyre viteve ne Shqiperi.Perkundrazi gjate viteve 2014-2018 u larguan nga Shqiperia kompani te medha boterore te turizmit dhe fushave te tjera qe do investonin miliarda euro ne turizem, energji etj etj.
Mbi 80% e investimeve te huaja te viteve 2014-2018 jane kontratat e medha te qeverise se mepareshme per TAP, Kaskada e Devollit, Kaskada e Fanit etj etj. Keto te dhena faktojne se regjimi i kaksitokracise (kakistos, nga greqishtja e lashte dmth me i keqi) i instaluar nga Edvin Kristaq Hajnia dhe banda e tij ne keto vite ne Shqiperi eshte antibiznes apo regjim biznesicidi, pra vrases i biznesit. sb

Exit mobile version