“Ishte si fuçi baruti”, zbulohet pse Manchester United shkarkoi Mourinhon

Jose Mourinho u shkarkua nga Manchester United për të shmangur një kryengritje të fuqishme të lojtarëve, që ishin lodhur nga sjellja e trajnerit portugez me ta. Kjo gjë bëhet me dije sot nga gazeta britanike, “Daily Mirror”, sipas të cilës të paktën katër lojtarë e kishin kërcënuar zëvendëspresidentin ekzekutiv Ed Woodward, se do të largoheshin në merkaton e janarit, nëse Mourinho do të mbetej ende në detyrë.
Në këtë pikë, menaxher i lartë i klubit për të shmangur humbjen e disa prej lojtarëve të tij më të mirë, ka vendosur të martën e kaluar për të shkarkuar Mourinhon. Dhoma e zhveshjes së “Djajve të Kuq” ishte bërë si një “fuçi baruti” në muajt e fundit. Disa prej lojtarëve më me ndikim të ekipit janë ankuar për trajtimin e Mourinhos.
“Mirror” përmend emrat e Luke Shaw, Anthony Martial dhe Eric Bailly. Edhe vetë Woodward nuk e ka pëlqyer faktin se mesfushori brazilian, Fred, i cili arriti në verë për më shumë se 60 milionë euro, nuk ishte përdorur ndonjëherë nga trajneri.