Studentët godasin me vezë Kryeministrinë: S’ka dialog

Ndërsa Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me studentë të Universitetin Bujqësor të Tiranës, Kryeministria është qëlluar me vezë para pak minutash nga studentë që nuk pranojnë në ulen në dialog me kryeministrin.
Sipas tyre, 8 pikat Rama i ka në tavolinë. Protesta do të ndalojë kur ato të plotësohen.
I pranishëm sot në një takim me studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, Edi Rama u shpreh i gatshëm të mundësonte 100% pagesën e studentëve me aftësi të kufizuara ose që vijnë nga familje në nevojë, por jo studentëve të dobët.
“Pika parë thotë përgjysmim tarifash? Ok. Tarifat janë pjesë e kostos, por ta dini asnjë student nuk paguan më shumë se 50% të tarifës. Tani i bie të paguani 25%.
Po si do i themi biznesmenëve e familjarëve që nga tarifat tuaja do paguajmë për ata që marrin katra në universitet. Atyre që janë me 9 ose 10, i themi, ne do ju paguajmë 100% tarifën shteti. Kush merr 8-9 pse 50%, do e paguajmë më shumë.
Kush vjen nga familje në nevojë, t’ja paguajmë 100%. Po m’fal ti vjen në universitet, merr paratë e prindërve, rri në kafe, se kafet janë tumllas, më shumë ka në kafe se në auditor, do që të të paguajë shoqëria ty që ti të marrësh 4-5 dhe në fund fare të dalësh si gjithë të tjerët, madje të jesh dhe doktor shkencash,” deklaroi kryeministri Rama.