Ky është Rektori milioner që gënjeu studentët për takimin me Ramën, pasuria e tij

Paraditen e së Martës, Kryeministri Edi Rama u paraqit në një takim me pedagogë dhe studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Ai duket se është ftuar nga rektori i Universitetit, Bahri Musabelliu, pa bërë asnjë njoftim paraprak për studentët.
Prania e kryeministri ka shkaktuar irritimin e studentëve, të cilët kanë deklaruar në takim se “nuk kishin asnjë dijeni që në takim do të ishte edhe kryeministri”. Studentët kanë pranuar që të zhvillojnë një takim me rektoratin, në të cilin do të prezantonin kërkesat e tyre për uljen e tarifave, si edhe për përmirësimin e kushteve të mësimdhënies.
Por, ata janë përballur me surprizën e hidhur, kur, në krah të rektorit Musabelliu, është gjendur, si “fanti spathi” edhe kryeministri Edi Rama. Ky i fundit, duke aplikuar stilin e tij autokratik, ka filluar monologjet e tij të gjata, të cilat studentët nuk i kanë kapërdirë.
Kjo manovër e rektorit Musabelliu i ka vënë studentët në pozitë të vështirë, të cilët kanë refuzuar që zhvillojnë dialog me kryeministrin, duke e lënë atë që të flasë e të përgjigjet vetë.
Në këtë takim, studentët kanë shprehur edhe pakënaqësinë e tyre për rektorin, i cili u tregua i pabesë, duke i vendosur Ramën përballë, pa dëshirën e tyre.
Bahri Musabelliu shënoi rastin e parë të thyerjes së protestës. Ai u vendos nën shërbim të kryeministrit Rama, i cili nuk po arrin të ulë në tryezën e dialogut studentët protestues.
Pak javë më parë, emri i Bahrmi Musabelliut u bë publik në media nga pedagogu Dardan Shehdula. Ai akuzoi rektorin e universitetit bujqësor për paaftësi dhe nepotizëm. Pedagogu Shehdula, në një letër publike, deklaroi se ishte i paaftë për t’iu përshtatur mediokritetit që karakterizon stafin drejtues të Universitetit Bujqësor.
Pas kësaj situate me pedagogun, rektori Musabelliu shndërrohet sërish në personazh mediatik, sërish për keq, kur planifikoi dhe zbatoi planin e kryeministrit për të zhvilluar një dialog me studentët, të cilët nuk kanë aspak dëshirën për të dëgjuar monologjet e Edi Ramës.

Pasuria
Të ardhura nga punësimi në Universitetin Bujqësor të Tiranës, 1 620 261 lekë.
Të ardhura nga anëtarësia në Bordin Mbikëqyrës të Fondit “Besa”, 6 120 euro.
Bashkëshortja Xhire Musabelliu, të ardhura nga punësimi në “Posta Shqiptare” Tiranë, 301 484 lekë.
Pronar me 50%, i një apartamenti në Kavajë, hipotekuar më 29.12.2015 me sip. 60.5 m2, blerë me këste në korrik 2007 dhe ka përfunduar pagesa në 2009, vlera 23 435 euro.
Bashkëpronar me 25% i një ap. banimi me sip. 70.3 m2 sipas vërtetimit hipotekor të datës 13.02.2012, blerë më të ardhura të trashëguara dhe të ardhura të siguruara nga puna e familjes në vite, vlera 40 000 dollarë.
Bashkëpronar me 33.33% i një ap. banimi me sip. 69.5 m2 sipas vërtetimit hipotekor të datës 29.07.2011, blerë më të ardhura të trashëguara dhe të ardhura të siguruara nga puna e familjes në vite, vlera 35 000 euro.
Bashkëpronar me 50% (pjesë e regjimit martesor 50 % me 50 % me bashkëshorten) i një ap. banimi me sip. 60.5 m2, nga 29.12.2015, blerë më të ardhura të trashëguara dhe të ardhura të siguruara nga puna e familjes në vite, vlera 23 840 euro.
Bashkëshortja, Xhire Musabelliu, bashkëpronare me 20% e një ap. banimi me sip. 70.3 m2 sipas vërtetimit hipotekor të datës 13.02.2012, blerë me të ardhura të trashëguara dhe të ardhura të siguruara nga puna e familjes në vite, vlera 40 000 dollarë.
Bashkëshortja, Xhire Musabelliu, bashkëpronare me 33.33% i një ap. banimi me sip. 69.5 m2 sipas vërtetimit hipotekor të datës 29.07.2011, blerë me të ardhura të trashëguara dhe të ardhura të siguruara nga puna e familjes në vite, vlera 35 000 euro.
Të ardhura nga punësimi në Universitetin Bujqësor të Tiranës, 765 062 lekë.
Të ardhura nga anëtarësia në Bordin Mbikëqyrës të Fondit “Besa”, 2 700 euro
Bashkëshortja Xhire Musabelliu, të ardhura nga punësimi në “Posta Shqiptare” Tiranë, 126 096 lekë.
Vajza, Ada Musabelliu, të ardhura nga punësimi si analiste thesari në “IBM”, 103 mijë e 961 dollarë.
Vajza, Ada Musabelliu, pronare me 100 % e një shtëpie private me sip. 126.3 e blerë në vitin 2011 me kredi 30-vjeçare. Pagesa bëhet me të ardhura mujore të siguruara nga puna, vlera 375 000 dollarë.

Vajza, Ada Musabelliu, kredi bankare marrë në Bankën J.P Morgan Chase për blerjen e shtëpisë private deri më 31.12.2016. Detyrimi i shlyer 34 644 dollarë, detyrimi i mbetur pashlyer 259 855.58 dollarë.
Vajza, Ada Musabelliu, pronare me 100 % e një autoveture tip ‘Toyota Avalon’ prodhim 2006, blerë me kredi 5-vjeçare që paguhet nga të ardhurat e punësimit, vlera 35 000 dollarë.
Vajza, Ada Musabelliu, kursime në planin “IMB 401(K) Plus Plan”, aktivitet që përfaqëson kursimet prej 6%, të të ardhurave bruto 2-javore dhe 6% kontribut nga kompania kundrejt punonjësit, që nga dita e parë e punësimit në kompani në 28.02.2006, 108.983.59%.
Bashkëpronar me 33.33%, i një veture tip “Mercedes Benz”, blerë në Belgjikë në vitin 2014, me të ardhura të trashëguara dhe të ardhura të sigurua nga puna e familjes në vite, vlera 2 421 235 lekë.
Bashkëshortja, Xhire Musabelliu, bashkëpronare me 33.33% e një veture tip ‘Benz”, blerë në Belgjikë në vitin 2014 me të ardhura të trashëguara dhe të ardhura të siguruara nga puna e familjes në vite, vlera 2 421 235 lekë.
Gjendja e llogarisë së pagës më 26.05.2016, mbetur vlera 3 255 275 lekë, pjesa takuese 33.33%.
Gjendja e depozitës bankare me afat 3-vjeçar 2014-2017, gjendje më 26.05.2016, mbetur vlerë 5 176 745 lekë, pjesa takuese 33.33%.
Gjendja e llogarisë së pagës më 26.05.2016, mbetur vlera 11 477 euro, pjesa takuese 33.33%.
Gjendja e llogarisë bankare më 26.05.2016, mbetur vlera 248 847.84 lekë, pjesa takuese 33.33%.
Gjendja e llogarisë depozitë më 26.05.2016, mbetur vlera 2 908 800 lekë, pjesa takuese 33.33%.
Bashkëshortja, Xhire Musabelliu gjendja e llogarisë së pagës më 26.05.2016, mbetur vlera 637 221 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë më 31.12.2016, vlera 3 516 207 lekë, pjesa takuese 50%.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë më 26.05.2016, vlera 1 893 lekë, pjesa takuese 50%.
Gjendja e llogarisë së pagës në një bankë të nivelit të dytë më 31.12.2016, vlera 4 640 lekë, pjesa takuese 50%.
Gjendja e depozitës bankare me afat 3 vjet 2014-2017, në një bankë të nivelit të dytë më 31.12.2016, vlera 5 176 745 lekë, pjesa takuese 50%.
Gjendja e llogarisë së pagës në një bankë të nivelit të dytë më 31.12.2016, vlera 13 475 euro, pjesa takuese 50%.
Gjendja e llogarisë së pagës në një bankë të nivelit të dytë më 31.12.2016, vlera 1100 lekë, pjesa takuese 50%.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë më 31.12.2016, vlera 3 314 694 lekë, pjesa takuese 50%.
Bashkëshortja, Znj. Xhire Musabelliu, gjendja e llogarisë së pagës në një bankë të nivelit të dytë, 666 438.62 lekë, pjesa takuese 50%.
(SHËNIM: Kjo pasuri, nuk ka asnjë lidhje me skandalet e shumta të punësimeve me pagesë, tenderëve dhe shitjes së provimeve e diplomave në këtë universitet dhe as me fondin “BESA” të Ilir Metës).