Kush fshihet pas takimit të Ramës me studentët: Edhe në protestë edhe në kampin e FRESSH-it në Jalë

Një studente e cila është e pranishme në takim me kryeministrin Rama në Universitetin Bujqësor të Kamzës ka denoncuar presionin që iu bëhet në redaksinë e Faxweb.al. Sipas studentes ata po mbahen peng në takim, edhe pse dëshira e tyre ishte të ishin sot sërish pjesë e protestës, siç kanë bërë për 14-dite me radhë.
“Përshëndetje, jemi studentët te ubt na kanë mbledh ne mbledhje me dekanin dhe nuk dalim dot në proteste sepse po na kercenojnë, ne kemi frik nuk na le njeri me dal n’protest. Dekani po na kercenon me mungesat dhe me notat”, shkruan një prej studentëve në redaksinë e Faxëeb.al.
Ajo thotë se nuk kanë pasur asnjë njoftim për takim me Ramën, ndërsa thotë se kanë frikë që të largohen nga salla.
‘’Veç na e sollën si pako, vec hyri brenda, se nuk shkruaj dot ngaqë kam frikë dhe që më shohin dhe këta të bëjnë gropën”, shprehet më tej studentja.
“70% e grupit do shkonte në protestë, pjesa tjetër në kafe ose shpi. Kanë ardh nja 30 të tjerë që i solli Leons Hasani qe eshte pedagog dhe kryetar i forumit ekonomik, por mund ta gjeni fare lehte qe esht freshist”, vijon më tej denoncimi.
Leons Hasani me një kërkim të thjeshtë rezulton se është pjesëmarrës i rregullt i kampeve të FRESSH në Jalë, si dhe pranë eksponentëve të qeverisë Rama, si ministri Niko Peleshi.

leons hasani1

leons

leons hasani2