Atlético-Juventus, Cristiano Ronaldo është vrasësi i “rojiblancos”

Ronaldo ka shënuar katër gola në gjashtë ndeshje të Champions-it kundër Atlético (4 F, 1B, 1H) për ish-klubin e tij, Real Madrid, duke përfshirë një “hat-trick” në gjysmëfinalen e sezonit 2016-2017. Ndeshjet e vetme të Atletico dhe Juventus në garën madhore të UEFA-s u luajtën në fazën e grupeve (2014-2015). Në to, spanjollët regjistruan fitoren 1-0 në shtëpi dhe barazim pa gola në Itali.
Arda Turan shënoi golin e vetëm të ndeshjes, kur skuadrat u takuan në Madrid, në vitin 2014. Juventusi mundi Valencian 2-0, larg, dhe 1-0 në shtëpi, në fazën e grupeve të këtij edicioni, duke qenë fituese kundër klubeve spanjolle në tri ndeshje, edhe pse në dy Champions-it e fundit u mund nga kundërshtarët e La Liga-s, kundër Real Madridit, në sezonin e kaluar, në çerekfinale, dhe në finale e vitit 2017, në Cardiff.
Ronaldo shënoi kundër Atlético Madrid në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2014. Asokohe, mbante veshur fanellën e Real Madridit. Sulmuesi i Juventusit, Mario Mandžukić, luajti për skuadrën spanjolle në sezonin 2014-2015, duke shënuar 12 gola në 28 ndeshje.