Denoncimi para Kryeministrisë: Rama po tenton të blejë 200 studentë, që të takohet me ta nesër në Kuvend

Studentët vijojnë të sfidojnë kushtet e vështira të motit, ku për post temperaturave të ulëta, problematikë tjetër e shtuar janë edhe reshjet e shiut të cilat kanë qenë preznete gjatë ditës së sotme, por edhe gjatë mbrëmjes.
Nga bulevardi përballë kryeministrisë, studentë kanë deklaruar se kryeministri Rama po tenton të blejë rreth 200 studentë, me synim që të takohet me ta nesër në Kuvend.
Studentët shtuan mes tjerash se do të demaskohen të gjithë ata që bien pre e kësaj duke shtuar se studentët të tillë që blihen dhe mashtrohen për një dialog, nuk do të jenën më pjesë e tyre.
“Edi Rama po blen studente, rreth 200 studentë. U ka dhënë lekë për të realizuar gjoja një takim për dialog. Ata nuk janë pjesë e jona dhe ne do i demaskojmë. Nesër i ftojmë të gjithë të protestojnë”, thanë studentët.

rama 5