Basha: Anullim i koncesioneve, s’do pyesim për teserën e partisë, paratë do t’u kthehen qytetarëve

Kryetari i opozitës, Basha ka bërë sot një deklaratë të fortë duke paralajmëruar se vendimi i parë që PD do të marrë me ardhjen në pushtet është anullimi i koncesioneve të oligarkëve të Ramës. “Nuk do të pyesim për teserën e partisë”, paralajmëroi Basha duke e bërë të qartë se nuk do të ketë diferencime në ndëshkim. Ai u kërkoi oligarkëve të Ramës të mos bëhen palë në këtë vjedhje ndaj shqiptarëve.
Kryetari i Partisë Demokratike në një deklaratë për mediat e cilësoi projktbuxhetin për vitin 2019, si buxheti që do të legjitimojë zhvatjen dhe grabitjen e parave të shqiptarëve.
Basha u shpreh se nga rritja e taksave Rama ka përfituar 1.9 miliardë euro dhe nga ana tjetër nuk ka investuar që këto taksa të shkojnë në investime për qytetarin.
“Është një buxhet i cili legjitimon zhvatjen dhe grabitjen e taksave tuaja, duke pasuruar një grup qeveritarësh. Dy janë karakteristika e këtij buxheti që u legjitimuan sot me një voto jo legjitime të organizatës kriminale të Rilindjes. Shqiptarët paguajnë sot më shumë taska se 5 vite më parë. Është fakt se Edi Rama ka nxjerrë 1.9 miliardë euro më shumë përmes taksave të rritura nga shqiptarët. Është fakt nga ana tjetër se kjo rritje galopante taksash nuk ka sjellë asnjë rritje ekonomike, përkundrazi e ka futur vendin në një cikël krize. Nuk ka shembull më të trishtë për ta vërtetuar këtë sesa tregon se kanë falimentuar 13.568 biznese, mesatarisht 41 biznese në ditë. Krahasuar me vitin e kaluar, kjo shifër është 60% më i lartë.
Ky është rezultati i drejtpërdrejtë i frymës mbytëse që ka shkaktuar qeverisja e Edi Ramës. Pyeteni biznesin e vogël, paguan më shumë apo më pak faturën enegjrisë, pronës, ujit, pyetni biznesin dhe përgjigja do të jetë që paguajnë më shumë.
Për shkak të këtyre tarfiave, taksave dhe gjobave kjo është arsyeja sepse këto biznese mbyllen. Këto janë të vërtetat dhe nuk fshihen dot nga propaganda bajate e Edi Ramës. Këto para nuk shkojnë në investime që ndihmojnë rritjen ekonomike, por shkojnë për shpenzime luksi, për mjete për qeverinë, për mobilime zyrash.
Ky nuk është buxhet’ është vet-akuzë që organizata kriminale e Rilindjes ka ngritur. Është buxheti më katastrofë i 28 viteve. Ky që erdhi në pushtet se do të ulte borxhin sot ka një borxh të deklaruar prej afro 74%. Ka dhe një borxh të fshehur, i cili është borxhi korruptiv i PPP-ve.”- u shpreh Basha.