Protestuesit bllokojnë rrugën te Unaza e Re, mesazh Ramës: “O diarre, mos guxo të na shembësh shtëpitë”!

Banorët e Unazës së Re janë mbledhur sërish ditën e sotme, ndërsa kundërshtojnë prishjen e banesave dhe bizneseve të tyre, pa u dëmshpërblyer në vlerën 100%.
Në mbështetje të protestuesve kanë shkuar edhe deputetët e opozitës, ndërsa protesta shënon sot ditën 23-të e protestës së banorëve tek Unaza e Re.
Banorët ashtu edhe si ditët e tjera në vijim, kanë bllokuar rrugën, ndërsa shprehen se do ta mbrojnë pronën e tyre me gjak.
Një nga protestuesit i kujtoi Ramës se ai dhe të gjithë banorët do të rezistojnë deri në fund për të mbrojtur shtëpitë.
Sipas protestuesit shtëpitë e tyre mund të prishen vetëm nga zoti dhe natyra jo nga qeveria.
‘Kryeministër shtëpinë time mund të ma prishë vetëm Zoti dhe natyra, ti as mos guxo se do të përballesh me popullin’, u shpreh protestuesi.
‘O Edvin o diarre, këtu i thonë Unazë e Re’, kjo ka qenë një nga mesazhet e qytetarëve që po pretestojnë tek Unaza e re, drejtuar kryeministrit Edi Rama.
Edhe gjatë ditës së sotme me qindra banorë të Unazës së re kanë dalë për protestë në mbrojte të shtëpive të tyre. Ata shprehen të bindur që nuk do të lejojnë askënd që tu prishë shtëpitë.