Tension te Parlamenti/ Policia mashtron për të ushtruar dhunë ndaj protestuesve

Dhunë e përleshje tek Parlamenti. Banorët e Astirit po protestojnë para ambienteve të jashtme të Kuvendit, duke kërkuar që të takojnë me ngulm kryeministrin Rama dhe deputeten e zonës Blerina Gjylameti, që sipas tyre iu ka premtuar legalizimin e banesave në fushatë.
Ndërkohë që ka patur tensione midis protestuesve dhe policëve. Këto të fundit ju kanë bërë thirrje banorëve të Astirit që të tërhiqen duke mashtruar se janë plagosur 5-6 policë.
“Mos ushtroni dhunë, policia nuk po dhunon protestuesit. Janë plagosur 5-6 punonjës policie. Ju lutem mos ushtroni dhunë. Ne jemi në krye të detyrës. Mos hidhni kapsolla”, janë thirrjet e policisë.
Ndërkohë që protestuesit në mënyrë kategorike thonë se asnjë prej tyre nuk ka hedhur shashka, dhe dikush tjetër po provokon policinë.
Banorët janë shprehur edhe më herët për Fax News se protesta e tyre është paqësore. Që prej mëngjesit u evidentua një numër shumë i madh efektivësh të policisë që kishin blinduar zonën pranë parlamentit.

11 1