“Nuk trembem nga burgu, as nga Edi Rama që më ka arrestuar djalin dhe burrin”!

Nëna e Dorjan Protoduarit, i cili u arrestua paraditen e sotme nga policia gjatë protestës para parlamentit, si dhe bashkëshortja e Flori Protoduarit që qëlloi Ramën me këpucë, Lindita Protoduari, deklaroi mbrëmjen e sotme se ajo nuk ka frikë.
Gjatë protestës në Unazën e Re, Lindita Protoduari deklaroi se as ajo si burri dhe djali i saj nuk i trembet burgut, ndërsa shtoi se Rama nuk do të mundet kurrë t’u prishë shtëpitë banorëve të Unazës së Re.
“Nuk trembem nga burgu i Edi Ramës që më ka arrestuar djalin dhe burrin. Sa po dal nga serumi. Jam një nënë krenare që do luftoj deri në ditën e fundit, se këto shpi nuk ka për t’i prishur, derisa të vdes. Më ka ardhur në spital dhe më ka thënë që nuk kam ardhur për ty. Dhe i kam thënë që e kam për turp të vish tek mua mo kryeministër drogaxhi, mo kryeministër i korruptuar”, tha Lindita Protoduari.

protesta123