Ballina Aktualitet Vokshi në takimin e OSBE: Mediat në pjesën më të madhe kontrollohen...

Vokshi në takimin e OSBE: Mediat në pjesën më të madhe kontrollohen nga qeveria

Me shumicën e pjesëmarrësve jemi takuar edhe në forume të tjera, ku është folur për lirinë e shtypit, lirinë e fjalës, për pasigurinë fizike dhe financiare të gazetarëve.
Liria e shprehjes dhe e medias janë dy të drejta themelore për një shtet dhe shoqëri demokratike vecarërisht për demokraci fraxhile si kjo e jona e cila rrezikon të rrëshqasë në autokraci. Pjesë thelbësore e të drejtave të njeriut, ato mbrohen nga aktet juridike kombëtare dhe ndërkombëtare: Duke filluar nga neni 22 i Kushtetutës së Shqipërisë që garanton lirinë e shprehjes, shtypit, radios dhe televizionit dhe ndalon çdo lloj forme censure. Për të vazhduar me nenin 10 të Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut dhe Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, në neni 19 parashikon lirinë e mendimit dhe të opinionit pa ndërhyrje.
Komisioneri Hahn: “Liria e medias është një vlerë thelbësore e BE-së dhe kusht i panegociueshëm për t’u bërë shtet anëtar në Bashkimin Europian”, nuk ka hapje të negociatave pa siguruar më parë lirinë e shprehjes e të medias.
Raportet e institucioneve të specializuara dhe organizatave ndërkombëtare japin një situatë jo të mirë në sektorin mediatik në Shqipëri:
1. Raporti i fundit Departamentit Amerikan të Shtetit flet për presione politiko-ekonomike që shkojnë deri në kërcënime dhe dhunë ndaj gazetarëve, sidomos ndaj atyre investigativë. Presionet, të shoqëruara me mungesën e pavarësisë ekonomike kanë çuar në vetë-çensurë e heshtje për çështjet e krimit të organizuar, korrupsionit dhe drogës.
2. Raporti i Freedom House për vitin 2018 e klasifikon Shqipërinë në listën e vendeve pjesërisht të lira dhe përmend vetë-çensurën dhe lidhjet politikë-biznes-media. Raporti evidenton përkeqësim të vazhdueshëm të gjendjes nga 2013 e në vazhdim të pavarësisë së medias.
3. Reporterët Pa Kufij (2018) e rendisin Shqipërinë në vendin e 75 në botë për lirinë e medias. Rrjetet e mëdha të mediave janë të përqendruara vetëm në pak duar biznesmenësh të fuqishëm. Kjo ka sjellë vetë-çensurën nga gazetarët, të cilët në masën 80% nuk kanë besim për të ardhmen e tyre profesionale. Problematike sipas këtij raporti janë edhe gjuha dhe fyerjet e përdorura nga kryeministri ndaj gazetarëve, të tilla si sharlatanë, injorantë, helm, armiq publik apo kazan.

Liria e shtypit pra në Shqipëri ditë pas dite po humb terren dhe askush nuk po bëhet barrikadë për ta mbrojtur atë.
Përballë nevojës për një media të lirë e të pavarur gjendemi shpesh para një makinerie propagande gjigande që zbeh ose fsheh të vërteta dhe realitetin, e mban qytetarët të painformuar. Si dhe a mund të ç’montohet kjo makineri ?!
Pyetje me përgjigje të zymtë ndoshta. Por më e pashpresë bëhet e ardhmja, nëse gjithsescili prej nesh mban fjalimin e rradhës e ikën pa një impenjim real e të sinqertë.
Në një konferencë të disa ditëve më parë në Tiranë, organizuar nga South East Europe Media Forum, gazetarët shqiptarë dhe përfaqësues të organizatave mediatike ngritën shqetësimin e rrezikut të financimit të medias nga krimi i organizuar. Ata artikuluan ekzistencën e trinomit: politikë+krimi i organizuar+biznes.
Mediat në Shqipëri në pjesën më të madhe kontrollohen nga qeveria përmes pronarëve të medias, të cilët në rastin më të keq intimodohen me regjim taksash dhe në shumicën e rasteve shpërblehen me tendera publikë.
Sot në Shqipëri, referuar studimit të Reporterëve pa Kufij dhe BIRN, kemi 62 televizione, 6 prej tyre me licensë kombëtare, mbi 650 portale informative dhe afërsisht 200 gazeta, revista periodike. Referuar numrit të popullësisë, në Shqipëri kemi 1 media për 3 mijë banorë.
Shumë për një vend si Shqipëria dhe pak informim në favor të interesit publik, pak investigime dhe pak të vërteta në media.
Ky është një tregues që provon përdorimin e medias për qëllime të pastra përfitimi. Në disa qarqe të rezervuara flitet se industria e medias po përdoret tani edhe për pastrim parash.

Studimi i fundit i reporterëve pa kufinj dhe BIRN shpreh shqetësim për burimet financiare që mbështesin median online. shumë portale kanë të njëjtën histori të dyshimtë financimi sic ndodh edhe me median tradicionale dhe po ashtu flitet për influenca të forta të qeverisë dhe politikës duke e shmangur kështu median nga roli dhe misioni I saj thelbësor që është informimi, edukimi I qytetarëve përmes informimit.

Kaosi informativ që qeveria shpërndan ka qëllim të shmangë vëmendjen nga keqqeverisja, korrupsioni, trafiku i drogës, papunësia, varfëria dhe problemet në sistemin arsimor dhe atë shëndetësor. Mjafton të hedhësh një vështrim gjatë muajve të fundit dhe shikon se jashtë vemendjes së medias, Qeveria funksionon kryesisht në mënyrë ekstrainstitucionale. Ajo po tjeterson pasuritë kombëtare duke jau dhënë privatëve për qëllime të pastra fitimi (rasti i teatrit kombëtar – që në shkurt cdo ditë protesta nga artistët e asnjë media nuk e transmeton). Qeveria po shkel të drejtën e pronës, po shkel të drejtën për strehim (rasti i familjeve në Unazën e madhe që për gati 20 ditë po protestojnë – është shkelje flagrante e kushtetutës dhe cdo konvente ndërkombëtare, pjesë e kriterit nr 5 për procesin e integrimit në BE – e shumë pak media e transmetojnë). Sot po shkelen e drejta për arsim falas, e drejtën për shërbime shoqërore, e drejta për punësim, informim…dhe media ka qenë më së shumti e heshtur, ose në rastin më të mirë për çdo gjë ka transmetuar vetëm variantin zyrtar servirur në kasetë.
Të nderuar pjesëmarrës,
Në Shqipëri, nga 2013-2018, dhjetëra gazetarë janë dhunuar, kërcënuar dhe përndjekur për shkak të publikimeve të historive për përfshirjen e Kryeministrit, ministrave dhe kryebashkiakëve socialistë në afera korruptive dhe në lidhje të ngushta me krimin e organizuar.
Vetëm këtë vit u kërcënuan me armë dy gazetarë.
– Asnjë i dënuar për plumbat në shtëpinë e gazetares Klodiana Lala.
– Asnjë i arrestuar për pistoletën në kokën e korrespondentit, Julian Shota.
Për gazetarin investigativë; Jetmir Olldashi u dha masë dënimi “detyrim me paraqitje” pse publikoi një audio që dëshmonte që vëllai i ministrit të brendshëm kishte përsëri lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës, ndërsa për Basir Çollakun nisi procedim penal për shpifje sepse intervistoi nënkomisarin që dëshmoi në azil në lidhje me rastin e përdhunimit dhunimit të një vajze jetime nga djali i një deputeti dhe u kërcënua me jetë në prani të Kryetarit të grupit Parlamentar të Partisë në pushtet.

Unioni i gazetarëve ka ngritur alarmin që dhjetra gazetarë janë larguar nga Shqipëria dhe kanë kërkuar mbrojtje në vendet e Bashkimit Europian sepse jeta e tyre rrezikohej.
Ende në platformën e Këshillit të Evropës për mbrojtjen e gazetarëve nuk ka përgjigje nga qeveria shqiptare për kërcënimin dhe përndjekjen e gazetares Alida Tota dhe dhjetëra kolegëve të tjerë që u larguan nga Tirana me urdhër policor.
Prokuroria ende nuk ka zbardhur rastet e dhunës, kërcënimeve, largimeve nga puna dhe përndjekes së gazetarëve.
Asnjë deklaratë nuk pati as dje, kur dhjetëra gazetarë dhe operatorë u kërcënuan në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Asnjë mbështetje nuk pati për operatorin e Klan Plus që u dhunua një javë më parë gjatë xhirimeve në protestën e Astirit.
Sot, inkurajoj të gjithë gazetarët dhe punonjësit e medias të qëndrojnë dhe të mos thyehen. Ata duhet të fitojnë me çdo kusht luftën për të shpërndarë të vërtetën dhe për të qënë gardianë të interest të publikut.Të mos tremben dhe të mos pranojnë të shfrytëzohen si skllevër me paga 200 dollarëshe.
Në cilësinë e Kryetares së Komisionit të Medias së bashku me përfaqësues të komunitetit të gazetarëve, juristë dhe akademikë do të vazhdoj angazhimin për të kërkuar me forcë zbatimin në terren të legjislacionit që mbron dhe siguron jetën dhe punën e gazetarit.
Është e nevojshme që të gjitha përpjekjet tona të shkojnë për të rritur lirinë profesionale dhe atë financiare të gazetarëve! Duhet të ngremë zërin të gjithë pa përjashtim.
Në 2 Tetor 2018, KM Rama njoftoi që qeveria do të miratojë një ligj kundër shpifjes në parlament. Shoqatat e gazetarëve, mediat dhe opozita kanë shprehur shqetësim të madh e kritikë të fortë ndaj kësaj iniciative që shihet si rrezik i presioneve apo mbylljes së atyre mediave që ende Qeveria nuk I ka nën kontroll. Menjëherë pas kësaj, AKEP, në një vendim krejtësisht antiligjor e antikushtetues njoftoi brenda 72 orësh 44 portale do të mbylleshin nëse nuk regjistroheshin në QKB.

Kujtoj që lista e AKEP përfshinte NGO, jo përfituese apo entitete që janë të regjistruara sipas legjislacionit shqiptar si dhe disa media të regjistruara jashtë Shqipërisë. Përfaqësuesi I OSBE për lirinë e medias, z. Harlem Desir e shprehu shqetësimin që një veprim i tillë mund të ishte rrezik për lirinë e mediave. Si kryetare komisionit për median kërkova pezullimin e menjëhershëm të këtij vendimi antiligjor e antikushtetues.
Dua të përmend këtu edhe aktinne fundit te AMA, që në një procedure jo të zakonshme, në një urgjencë e pa kaluar hapat ligjorë për verifikimin e informacionit, po kërkon të shkarkojë me votë të maxhorancës një anëtar të opozitës në bordin e AMAs.
Në këtë angazhim, do të ftoja edhe institucionet dhe organizatata ndërkombëtare që janë apo jo prezent në këtë takim, që të ndihmojnë në përpjektet tona për një media të lirë e të pavarur në Shqipëri e për të mos lejuar kontrollin e saj nga Qeveria, asnjë Qeveri e sotme apo e nesërme. Do i ftoja këto institucione e organizma për projekte për financimin e ligjshëm të mediave. Shpenzohen miliona euro për projekte për demokracinë, shtetin e së drejtës dhe në fakt shtylla e tyre është media Pa gazetari të lirë, themelet e demokracisë dhe shtetit ligjor rrëzohen me një stuhi politike. Nuk mund të ketë demokraci dhe llogaridhënie të qeverisë pa një publik të informuar saktë dhe me vërtetësi absolute!
Ne kemi mirëpritur Cdo mekanizëm që ruan median nga ndërhyrja e qeverisë, sepse i heq asaj mundësinë për të kontrolliar edhe hapësirën e internetit, duke e shndërruar në një mjet kundër opozites dhe kritikëve.
Përsa më takon si deputete, kryetare e Komisionit përgjegjës për median, mbetem e hapur dhe plotësisht e angazhuar për të punuar për ofrimin e zgjidhjeve në të mirë të lirisë, pavarësisë dhe profesionalizmit të medias, si premisë për një shoqëri demokratike.

Exit mobile version