Mospërdorimi i rrjeteve sociale ju mbron nga vetmia dhe depresioni

Konstatimet e reja nga hulumtuesit e universitetit të Pennsylvanisë kanë thënë se kufizimi i përdorimit të Facebook-ut, Instagram-it dhe Snapchat-it menjëherë shpie në reduktim të ndjenjave të vetmisë dhe depresionit.
Studimi i ka analizuar 143 studentë përgjatë tri javëve.
Studentët janë ndarë në dy grupe: njëri grup ka vazhduar përdorimin e rrjeteve sociale siç i kanë përdorur zakonisht; grupit tjetër iu është kufizuar përdorimi i rrjeteve sociale në 10 minuta për ditë.
Nga ky eksperiment, hulumtuesit zbuluan se grupi që e ka kufizuar përdorimin e rrjeteve sociale kishte raportuar për reduktime të dukshme në simptomat depresive.
“Mos krahasimi i jetës sime me të tjerëve kishte pasur një ndikim më të madh nga ç’kisha pritur, e gjithashtu jam ndjerë më pozitiv për veten gjatë këtyre javëve”, ka thënë njëri nga studentët pjesëmarrës.
Ndonëse edhe studimet tjera kanë gjetur lidhje mes rrjeteve sociale dhe problemeve të shëndetit mendor, ky studim pohon se është i pari që ka zbuluar një lidhje të qartë mes reduktimit të përdorimit të rrjeteve sociale dhe përmirësimit të ndjenjave të vetmisë dhe depresionit.
Është ironik por jo befasues fakti se reduktimi i rrjeteve sociale – të cilat na ndihmojnë të lidhemi me tjerët – faktikisht u ndihmon njerëzve të ndihen më pak të vetmuar dhe të depresionuar.