Lulzim Basha!

Kryetari i PD Lulzim Basha, duke folur gjate nje proteste te organizuar nga Partia Demokratike para godines se Kryeministrise, ku eshte kerkuar dorheqja e qeverise dhe ngritja e nje qeverie teknike, per ta cuar vendin ne zgjedhje te lira dhe te ndershme./r/n/r/nLeader of DP Lulzim Basha, speaking during a protest organized by the Democratic Party in front of the Prime Minister's Office, where is asked the resignation of the government and the establishment of a technical government to bring the country to free and fair elections.

Nga Erl KODRA

A jeni i ndërgjegjshëm se çfarë vullkani do të shpërthejë prej shpirtit, prej nga del shpirti?!
Unë e di se shumë njerëz nuk do të jenë dakort me tekstin tim. Në fakt unë nuk e pres një dakortësi të tillë, por do të isha i lumtur nëse ata që kundërshtojnë apriori, të pakën të mendohen qoftë edhe për një çast të vetëm, të shohin realitetin ku jetojmë, duke menduar seriozisht për rrugën që duhet ndjekur.
Që në krye të herës unë e them bindje se ka vetëm një alternativë: Partia Demokratike e Shqipërisë. Disfatistët që predikojnë se “politika është njësoj, partitë janë njësoj, vet politikanët janë njësoj” nuk bëjnë asgjë tjetër veçse vrasin shpresën tonë se një ditë edhe Shqipëria mund të ndryshojë faqe, dhe njerëzit mund të bëjnë një jetë dinjitoze në vendin e tyre. Fundja, shoqëria njerëzore nuk njeh një sistem ku nuk ekziston politika, dhe qeverisja e një vendi mund të bëhet jasht politikës. Pastaj ka edhe një arsye tjetër; Partia Demokratike e Shqipërisë nuk ka asgjë të përbashkët me PS-në, për më tepër me Rilindjen e Edi Ramës. Diferenca është e qartë në të gjitha aspektet, por kjo është një temë tjetër, sepse unë nuk do t’u drejtohem disfatistëve, por vet Lulzim Bashës, Kryetarit të Partisë Demokratike.
Lulzim Basha,
Ju jeni njeriu më i rëndësishëm në Shqipëri. Kjo do të thotë se ju jeni njeriu tek i cili shqiptarët kanë varur shpresat se do ta largoni kontraversin mafioz Edi Rama dhe bandën e tij nga zyra e Kryeministrit të Shqipërisë. Saktësisht, ne shqiptarët e zakonshëm nuk kemi një alternativë tjetër më të mirë. Gjestet tuaja, qasjet tuaja publike, vendimet tuaja dhe aksionet politike, shihen, vlerësohen dhe intepretohen nga ndjekësit dhe mbështetësit tuaj, dhe jo vetëm.

Shkurt, qenia Kryetar i Partisë Demokratike është pozita më e rëndësishme politike, por njëkohësisht edhe përgjegjësia absolute para shqiptarve. Kjo pozitë jua kushtëzon dhe limiton mundësitë e sjelljes, jua kufizon lirinë personale, dhe ju vë para faktit se ju keni vetëm një alternativë: të fitoni mbi të keqen. Ky është kushti që duhet të përmbushni.
Lulzim Basha nuk i përket më vetes së tij, miqve ose familjarve të tij. Domethënë, qytetari Lulzim Basha nuk është më një qytetar i zakonshëm, i cili mund të sillet plot mirësjellje duke argumentuar ato që beson, me fjalor të zgjedhur dhe elegancë mendimi, ndërsa kundërshtarët e tij pikërisht për këtë, poshtërsisht, ta rrëmbejnë harbutërisht fjalën nëpër studiot televizive. Sjelljen normale, mjerisht, në Shqipëri akoma e marrin për dobësi.
Gjendja është e rëndë, si asnjëherë më parë. Ekrane që mbyllen, analistë që deformojnë dhe keqintepretojnë gjithçka deklaron dhe thotë opozita, duke u sulur në tufë si hienat zërit opozitar. Pikat e komunikimit mediatik me shqiptarët janë zënë nga batakçinjë që hiqen si personalitete gazetarie, ndërsa gazetat dhe web-i me kohë janë pushtuar dhe kutërbojnë nga komsat. Sikur të mos mjaftonte kjo, Edi Rama ka hapur televizionin e tij ERTV, ndërsa Erion Veliaj mban një ushtri mercenarësh mediatik, dhe të dy agresojnë pa ndërprerje shqiptarët, me propagandë neveritëse.
E di, kjo situatë nuk është e denjë për një shoqëri normale. Prandaj ju mirëkuptoj në përpjekjen tuaj titanike për të thënë të vertetën, për të denoncuar mashtrimin, për t’u treguar me gisht, me emër dhe mbiemër kriminelët mafioz që kanë zaptuar qeverinë shqiptare.
Por a mjafon vetëm kaq?!
Lulzim Basha,
Ju jeni njeriu me hallet më të mëdha në Shqipëri. Madje, ju mbani mbi supe jo vetëm hallet e Partisë Demokratike (!), por hallet e tmerrshme të të gjithë shqiptarve. E di, është barrë e rëndë sa malet e Shqipërisë. Por, tek e fundit, dikush duhet ta mbajë këtë barrë të rëndë, apo jo? Dikush duhet t’u dalë për Zot punëve në këtë vend shpresëhumbur. Mbreti Rast ju solli në krye të Partisë Demokratike, ndaj ju jeni dënuar të fitoni, jo për veten tuaj, jo për Partinë Demokratike, por për Shqipërinë.

Ndryshe, unë nuk e di një mënyrë se si mund të ndalojë zbrazja e Shqipërisë nga djemtë dhe vajzat e saj. Nëse ju nuk e fitoni betejën me të keqen, unë nuk e di se kush mund të mbetet në atë vend pa u bërë shkelës ligji, trafikant ose kultivues droge. Nëse nuk e rrëzoni kumbarin Edi Rama, unë nuk e di se ku do të ndalojë shpërfytyrimi i 500 mijë shqiptarve që zvarriten në humnerën e mjerimit. Merreni me mend; 500 mijë njerëz që nuk e mbushin barkun me bukë, në një popull prej vetëm 2.5 milion. Kjo është katastrofë kombëtare.
Unë e di se ndodheni në pozitë të vështirë, për shumë arsye, nga shumë faktor. Por detyra juaj nuk është të lodheni duke shpjeguar këto arsye, detyra juaj është t’i zhbëni ato. Kjo domethënë se nuk mjafton ajo që keni bërë deri sot. Kjo do të thotë se ndonjëherë, dhe ajo herë është tani, nuk mundet të lejohet që thika në formë sharre të grryej kockat tona, sepse mishi është shqyer me kohë. Detyrë e rëndë, e madhe, por absolutisht e domosdoshme. Fundja, nëse nuk e bëni ju, prej kujt duhet të presin shqiptarët?!
A mund ta bëni këtë Z. Lulzim Basha?
Të ndryshoni. Të ndërroni regjistrin e zërit, agjendat, profilin, qasjen. Të shkatërroni çdo komunikim të veshur me mirësjellje, duke i dhënë goditjen fatale mercenarve mediatik. Duke i denoncuar me emër dhe mbiemër, por edhe duke i ftuar të bashkohen me ju për luftën finale.
Pastaj të dilni fillikat vetëm në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Të ndalni hapin para dritares së Kryeministrit Edi Rama, dhe të thërrisni me zë të lartë shqiptarët. Do të shihni si do të vijnë njëri pas tjetrit, sepse tek ty do të shohin prijësin. A ka gjë më madhështore se sa të bëheni prijësi i qindra mijëra shqiptarve që kanë humbur shpresat? A e dini se çfarë do të ndodhë? A jeni i ndërgjegjshëm se çfarë vullkani do të shpërthejë prej shpirtit, prej nga del shpirti?!
A e dini se shumica e shqiptarve pret vetëm një shenjë nga ju, një dritë, një shpresë, se dikush do t’u dalë për Zot? E ku mund ta kërkojnë tjetër shpresën, përveçse tek Kryetari i Partisë Demokratike?
“Burrat e bëjnë historinë, jo anasjelltas. Në periudhat kur nuk ka udhëheqje, shoqëria qëndron në vend. Përparimi ndodh kur udhëheqësit e guximshëm dhe të aftë shfrytëzojnë mundësinë për të ndryshuar gjërat për mirë. » thotë Harry S. Truman, Presidenti i 33-të i SHBA-ve.