Ballina Aktualitet “Më thanë; pse kërcënove Veliajn dhe më arrestuan me forcë”, flet banori...

“Më thanë; pse kërcënove Veliajn dhe më arrestuan me forcë”, flet banori i revoltuar!

Pas protestës së zhvilluar ditën e djeshme nga qindra banorë në zonën e Astirit, të cilëve rrezikohet që t’iu prishen shtëpitë e tyre në kuadër të ndërtimit të Unazës së Madhe, ka pasur disa të shoqëruar nga policia.
Dorian Protoduarin, i cili është një nga të rinjtë që i ka prirë protestave të banorëve, është shoqëruar mbrëmjen e kaluar në komisariatin e policisë në Tiranë.
Në një intervistë për Fax Neës, Protoduari u shpreh se është shoqëruar me argumentin se ka kërcenuar kryebashkiakun Veliaj.
“Paradite me kanë shoqëruar me argumentin sepse kam marrë pjesë në protestë dhe një nga akuzat ishte pse kam kërcenuar kryetarin e bashkisë. Ai na quajti shpellarë. Siç na erdhe do të vijmë në shtëpi! I bëj thirrje Edi Ramës, Veliajt që t’i ndalin këto arrestime të paligjshme. Këto arrestime ishin politike. Tërhiqu se ne nuk ndalemi! Arrestimi që na bëni juve, më të fortë na bën. Arrestimi ishte me forcë, sikur të kishin kapur një kriminel, më shoqëruan me pranga.
I bëj thirrje qytetarëve që ta shmangin rrugën e Tiranës së Re. Do ta mbrojmë pronën tonë. Është kauza e gjithë Shqipërisë, nuk është kauza jonë”, tha ai.

Exit mobile version