Shpërthen dhuna ndërmjet Izraelit dhe Palestinës

Palestinezët kanë qëlluar Izraelin jugor me dhjetëra raketa dhe Izraeli është kundërpërgjigjur me sulme ajrore në Gaza, një ditë pas përleshjeve vdekjeprurëse në kufirinin Izrael-Gaza.
Zyrtarët izraelitë thonë se sulmet me raketa kanë plagosur të paktën shtatë njerëz, përfshi një 19 vjeçar i cili u dëmtua rëndë kur raketa goditi një autobus. Në anën palestineze të kufirit, zyrtarët thonë se sulmet ajrore vranë të paktën dy njerëz të armatosur.
Dhuna më e fundit vjen një ditë pasi një sulm i papritur izraelit në Gaza çoi në luftime. Izraeli tha se një oficer ishte vrarë dhe një tjetër ishte plagosur në atë përleshje. Zyrtarët palestinez njoftuan për shtatë të vrarë, përfshi një komandant lokal të Hamasit të identifikuar si Nour Baraka.
Ushtria izraelite ka dhënë pak detaje rreth misionit në Rripin e Gazës por tha se “nuk kishte për qëllim të vriste ose të rrëmbente terroristë, por për të forcuar sigurinë e Izraelit”.
Mbrëmjen e së dielës, Izraeli tha se militantët në Gaza qëlluan me 17 raketa drejt territorit izraelit por pa shkaktuar lëndime.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ndërpreu vizitën në Paris për t’u kthyer në atdhe të hënën pas përleshjeve. Sot ai u takua me udhëheqësit e lartë të ushtrisë.
Luftimet e fundit vijnë ndërsa zoti Netanyahu mbrojti vendimin e tij për të lejuar Katarin që të transferojë ndihma prej 15 milion dollarësh në Gaza si pjesë e përpjekjeve të tij për të sjellë qetësi në rajonin e kontrolluar nga Hamasi.
“Po bëj gjithçka mundem në bashkëpunim me institucionet e sigurisë për të rikthyer qetësinë në komunitetet jugore, por gjithashtu për të parandaluar kriza humanitare”, tha zoti Netanyahu. “Mendoj se po veprojmë në një mënyrë të përgjegjëshme dhe të zgjuar.”
Në shkëmbim, Hamasi ra dakord të pakësonte protestat përgjatë kufirit me Izraelin. Izraeli e ka akuzuar Hamasin se përdor protestat e zhurmshme si një maskim që militantët të futen fshehurazi në Izrael. Rivali poltik i zotit Netanyahu, Naftali Bennet i esktremit të djathtë dhe ministër i arsimit, tha se lejimi i pagesave nga Katari është si t’u jepen kriminelëve para për t’u mbrojtur.