Konfirmohet blerja e votave/ “Rroftë Dako, rroftë PS, aty qaj hallet”, deklarata bombë e “Niçes” në gjyq

“Rroftë Dako, rroftë PS, aty i qaj hallet”. Kështu ka deklaruar nga salla e gjyqit sot Astrit Avdyli, një nga të arrestuarit si pjesë e bandës së ‘Avdylave’ në sajë të operacionit të “Vo-Vo 4”. Para togave të zeza Avdyli u shpreh se Ndokat i ka miq. i kam njohur në burg. Ndokat i ka miq, i kam njohur në burg”, tha ai.
Me deklaratën e tij të sotme, Astrit Avdyli konfirmoi lidhjet e ngushta me kreun e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe Partinë Socialiste për blerjen e votave.
Banda e Avdylajvve ka blerë votat për të bërë Vangjush Dakon kryertar Bashkie në Durrës. Mediat publikuan para disa ditësh telefonatat që Dako ka bërë me “Niçen” e Shijakut (tashmë i arrestuar) të cilit i kërkon takim.
Ne bisedën e datçs 27 qershor 2017 mes Dakos dhe njërit nga anëtarët e bandës së Avdylajve zbulohet bashkëpunimi në blerjen e votave.
Niçja: Hë kryetar, hë vllai.
Vangjush Dako: Niçe, ku je?
Niçja: Këtu vërdallë…
Vangjush: Ku është Astriti?
Niçja: Ka lëviz një çikë.
Vangjush Dako: Ku ka lëviz? Jashtë Durrësit?
Niçja: Eh… ça ka? Ka ndonjë gjë?
Vangjush Dako: Po jo mo, doja ta takojsha, ta falenderojsha, ta pyesja një çikë.
Niçja: Po, po ku je ti? Të vij të të takoj… Njësoj është, si ai si unë, e di që jemi një
Vangjush Dako: Po mirë mo mirë, por doja ta takoja…kanë pi ato.
Niçja: Po, e di po, kanë lëviz… Me të taku një çikë unë ty!
Vangjush Dako: Unë tani jam duke ardh nga… rrugës… rrugës…
Për këtë telefonatë Dako u justifikua se po e falënderonte për punën e bërë në zgjedhje dhe se nuk e kishte idenë për problemet e tij me ligjin.
“Niçja” është një qytetar i Durrësit me të cilin kam folur dhe që është një nga këta që është kapur. Kam folur me këtë pas zgjedhjeve. Për ta falënderuar. Ai lufton për mua më jep vota dhe unë të mos i bëj një telefon? Astriti është vëllai i Niçes. Ku e di unë se me ça merrej ai. Nëse ka info policia dhe le të merrej me të. Mua nuk më ka thënë njeri gjë që ky merrej me aktivitete të paligjshme”, u justifikua Dako, por që vetëm 1 minutë më pas “ra vetë brenda” pasi e pranoi që e dinte për problemet e tyre me drejtësinë, por tashmë i konsideron “qytetarë të rehabilituar”.

“E di që ka bërë burg. Tani është rikuperuar dhe është qytetar i mirë”, tha Dako duke lënë të gjithë me gojë hapur.
Së dyti del se Dako u ka kërkuar bashkëpunim personave me precedentë penalë dhe për këtë ka qenë në dijeni. Përgjimet kanë zbuluar që personat nën hetim bënin edhe pazare për vota duke i thënë njëri-tjetrit: “Thuaj Vangjushit t’i japim ndonjë lek, që të votojnë!”
Kryebashkiaku i Durrësit u mundua të gjejë një tjetër justifikim: “Ore dhe mua më marrin vetë dhe më thonë vetë: “A do na japësh ndonjë lek për votën?” Ky është muhabet kot. Pse për bisedat e këtyre do jap përgjigje unë? Atyre u duket vetja kushedi çfarë janë dhe mburren: “Flas unë me Vangjushin. Ta zgjidh unë”.
Poblemi i tretë kryebashkiakut të Durrësit është një tjetër dokument i publikuar mbrëmjen e kësaj të enjteje, pjesë e dosjes së Prokurorisë së Krimeve të Rënda ku zbardhet një përgjim telefonik mes njërit prej personave të arrestuar si pjesë e bandës së trafikut të drogës me qendër në Shijak dhe Vangjush Dakos.
“Jasin Kala alias “Cine” nga Shijaku i shkruan SMS- Dakos: “Shif se do vijnë FNSH, këtu te unë. Kështu më thanë. Cini jamë”. Dako i ka kthyer përgjigje se është në Itali.
Në këtë mënyrë u rërzua edhe alibia e tretë e Dakos se ai flet me qytetarët vetëm për zgjedhjet. Ky përgjim tregon se bashkëpunimi vazhdon dhe se si kryebashkiaku i Durrësit “u zgjidh hallet” votuesve të tij të ndershëm.