Rrëfimi tronditës i vrasësit të ish-drejtuesit të PD në Selenicë: E vrava për PS-në

Një debat politik ka sjellë vrasjen e ish-drejtuesit demokrat të pushtetit vendor në Selenicë.
Ditën e djeshme në gjykatën e Vlorës, ka dalë përpara togave të zeza, Admir Delaj 44 vjeç nga Selenica për vrasjen e ndodhur 2 ditë më parë në fshatin Selenicë të Vlorës. Ai ka pranuar ekzekutimin me çifte të Fatmir Hodos, i cili ka pasur më herët detyrën e kreut të Njësisë Administrative Kote, si përfaqësues i Partisë Demokratike.
Në seancën e djeshme, Admir Delaj ka shfaqur pendesë të thellë për ngjarjen e ndodhur; “Kam qenë në gjendje të dehur. Jam penduar për atë që kam bërë. Gjithçka ka ndodhur pas një konflikti të çastit që kemi pasur me njëri-tjetrin. Jam shumë i penduar”, është shprehur autori.
Në rrëfimin e tij, Delaj, ka pranuar se gjakrat janë nxehur dhe për shkak të një debatit politik që kanë pasur. 44-vjeçari, i njohur si simpatizant i PS-së me aktivistin e Partisë Demokratike që mbeti i vrarë. Sipas dëshmisë autori ka debatuar me përfaqësuesin e PD-së në Bashkinë Selenicë për faktin, se përse fshati Gumenicë, ku ai jeton, nuk është përfshirë në projektin e qeverisë “100 fshatrat”.
Admir Delaj akuzohet për veprën penale “Vrasje me dashje”, por nuk është ngritur akuzë për armëmbajtje pa leje, pasi ka rezultuar se armët e gjahut të sekuestruara kanë qenë me leje. Pasi është dëgjuar prokurori dhe avokati mbrojtës, gjyqtari vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për 44-vjeçarin.