Protesta, Veliaj në panik mbyllet si mi brenda Bashkisë, siguron dyert me zinxhira

Protestuesit kanë detyruar kreun e Bashkisë që të mbyllet si mi brenda zyrës së tij. Ai ka siguruar dyert e Bashkisë me zinxhira në mënyra që të jetë i sigurtë në zyrën e tij. Protestuesit fillimisht kanë shpërthyer gardhin e policëve, por nuk kanë mundur që të ngjisin shkallët e Bashkisë që të mbërrijnë tek zyra e Veliajt për shkak se dyert kanë qenë të mbyllura me zinxhirë. Mund të jetë një rast unik kur kryebashkiaku I një kryeqyteti të mbyllet Brenda në zyrë duke siguruar dyert me zinxhirë në një kohë që duhet të dialogonte me qytetarët të cilëve kërkon tu prishë banesat.
Protestuesit e Unazës së Re kanë mësyrë hyrjen e bashkisë së Tiranës, pasi asnjë përfaqësues nuk ka dalë prej saj të takojë me ta. Banorët janë përplasur me policinë bashkiake, që ka penguar hyrjen.
Me thirrjet “jemi të gjithë për një qëllim”, protestuesit kanë shkundur portën prej hekuri të bashkisë, por pa mundur ta hapin, pasi ishte siguruar me zinxhirë nga Policia.
Ata kanë ndeshur me Policinë dhe pas disa tentativave, janë kthyer mbrapsh, duke e konsideruar vetëm si paralajëmrim këtë akt.
Gra e burra jashtë hyrjes kanë rinisur thirrjen “Duam shtëpitë tona”, “Shtëpitë tona janë me gjak”.