Ironia e deputetit: Arta erdhi si 2 mujorshe, por…

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka ironizuar sot me kryeprokuroren e Përgjithshme të përkohëshme, Arta Marku.
Duke komentuar shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së, Jeff Sessions, Bylykbashi shkruan në Facebook se, ‘Arta erdhi si 2 mujorshe, por po bëhet viti’.
Reagimi i plotë i Oerd Bylykbashit:
Jeff Sessions, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-s që u caktua sipas Kushtetutës për të paktën 4 vite u shkarkua nga Presidenti Trump pas vetëm dy vitesh.‎
Ama, Arta Marku, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme që u votua kundër Kushtetutës vetëm për 2 muaj, po mbush vitin në detyrën e saj të përkohshme, madje kërkon 200 veta shtesë në personel.
Nuk është çudi që ajo të rrije 4 vite.‎
Kjo reforma jonë në drejtësi duhet eksportuar sepse rezulton një “sukses” që të le pa frymë. Për shembull, do t’i kishte kursyer Amerikës një muaj debat për gjyqtarin e Gjykatës Supreme, sepse nuk do kishin gjykatë fare.‎

arta marku 1