Pangalos: Rama gaboi, kërkon të bëjë vota me vrasjen në Bularat

Ish-ministri i jashtëm grek, Teodoros Pangalos deklaroi se, Edi Rama bëri deklaratë të gabuar në moment të gabuar, duke iu referuar reagimit të kryeministrit pas vrasjes së Konstandinos Kaçifas në Bularat nga RENEA. Sipas Pangalos, Rama bëri këtë deklaratë me qëllim që të marrë vota në jug të Shqipërisë.
“Nuk bëhet politik e jashtme me kush është më i fortë, kush bërtet më shumë. Me një ekonomi të shkatërruar nuk mund ta themi këtë. Greqia duhet të zgjidh problemet e saj me aleanca me fqinjët e saj”, u shpreh ish-ministri grek.
Vrasja e grekut në Bularat/ Reagon Rama: Fqinj të dashur…
Pangalos nuk e justifikon veprimin e 35-vjeçarit ekstremist. Ai shton se në fotot që kishte parë kishte flamuj kudo duke e cilësuar si të pakuptimtë faktin se 35-vjeçari kishte tentuar të vendoste flamuj në fshat.
“Unë pash në fotografitë të publikuara se kishte flamuj kudo në fshatrat, nuk e kuptoj ketë që thonë se nuk e lejuan të vendosi flamur. Nuk e kuptoj se ca deshi Katsifas të shkonte nga Greqia të vendoste flamuj aty? Nuk kishte kush ta bënte aty? Unë nuk jam pro faqezinjve kur hedhin molotov apo sulmojnë policinë”, e ka mbyllur fjalën e tij politikani grek.