Xhafaj dha dorëheqjen të enjten, një ditë pasi ishte grisur fletëarresti për Dakon

Ministri i Brendshëm, Xhafaj përmes një komunikimi publik ka deklaruar se ka dhënë dorëheqjen ditën e “aprdhje” pra të enjten. Koinçidon se dorëheqja e Xhafës të jetë paraqitur tek Rama 24 orë pasi PD deklaroi në një konferencë për shtyp se “ishte grisur fletëarresti” për Dakon. Rama nuk e ka firmosur dorëheqjen e Xhafës të enjten, por vetëm sot në mëngjes. Rama duket se ka pritur që të kalojë pak kohë nga ajo ngjarje e rëndë që kishte deklaruar PD në lidhje me zhvillimet për arrestimin e Dakos.
Të mërkurën deputeti Noka deklaroi në një konferencë shtypi se ishte grisur fletëarresti për Vangjush Dakon. A ka lidhje dorëheqja e Xhafës me mos arrestimin e Dakos? A ka patur një konflikt mes Ramës dhe Xhfaës për atë fletëarrest? Këto janë pyetje që pritet të konfirmohen në ditët e ardhshme.
Ajo që dihet tani është se Kryetari i opozitës, Basha si dhe ish-Kryeministri Berisha kanë deklaruar se Rama ka larguar Xhafën për të shpëtuar Dakon.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha sot
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas largimit nga detyra të ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj.
Berisha shkruan se Edi Rama e shiti Fatmir Xhafajn për të shpërtuar Vangjush Dakon, ndërkohë që e konsideron kryeministrin si kreun e mafias shtetërore më të rrezikshme të Europës.
Edvini, kreu i meduzes, mafies shteterore me te rrezikshme te Europes, shiti Xhafen per te shpetuar Gjushin dhe lekuren e tij!
Te dashur miq, pas nje beteje te furishme, opozita shqiptare ia doli ti jape nje goditje te merituar familjes mafioze Xhafaj, Agron/Geroni ne burg dhe aty e ka vendin Fatzi Xhafa, njeru qe futi ne polici te gjitha metodat e punes te mafies se policise sekrete hoxhiste per te mbrojtur lekuren dhe karrigen e tij.
Ne nje aspekt opozita ia doli. Por shtylla kryesore e botes se mafies, krimit te organizuar, korrupsionit, kreu i meduzes ne Shqiperi eshte Edvin Kristaq Rama, i cili ne nje moment kritik per veten e tij sakrifikoi Xhafen per Gjushin dhe vendosi ne krye te ministrise nje vasal te tij.
Kakistokracia e Shqiperise eshte ne agoni. Asgje, asnje vasal as dhe paterice nuk shpeton Noriegen nga verdikti i afert i revoltes popullore. Sb

Deklarata e deputetit të PD, Flamur Noka të mërkurën
Me një prokurori që nuk do të ishte nën urdhrat politikë të Edi Ramës, sot, Vangjush Dako duhet të ishte në burg.
Kryetari i Bashkisë së Durrësit është pjesë e dosjes me numër 339, njësoj si miqtë e tij kriminelë – trafikantë droge apo si dy ish-deputetët e Partisë Socialiste, që sot janë prapa hekurave për të shpëtuar më të rëndësishmin e dosjes 339, Vangjush Dakon.
Ka të paktën 24 orë që fletë arresti për Vangjush Dakon është prerë, por ekzekutimi I tij është bllokuar.
Prokuroria duhet t’u japë shqiptarëve dy përgjigje të thjeshta:
• Pse është kthyer mbrapsht urdhri për arrestimin e Vangjush Dakos sot në mesditë?
• Kush po ndërhyn që Vangush Dako, “xhuxhi”, siç e quajnë kriminelët e tij, të mos arrestohet në bazë të përgjimeve të dosjes 339?
Kryetari i Bashkisë së Durrësit është peshku i madh i dosjes 339 dhe përpjekjet për të shpëtuar Vangjush Dakon janë të pashpresa!
Askush nuk duhet të guxojë të prishë provat e përgjimit të Vangjush Dakos me kriminelët më të rrezikshëm të Durrësit! Çdo përpjekje për prishjen e provave, për zhdukjen e përgjimit apo për fshirjen e faqeve të transkriptuara të Vangjush Dakos me kriminelët është krim i rëndë, që paguhet me burg të gjatë.
Askush nuk mund ta zhbëjë të vërtetën se kriminelët e Durrësit e të Shijakut kanë blerë vota për pushtetin e Vangjush Dakos dhe Edi Ramës dhe, si shpërblim, kanë marrë leje ndërtimi dhe tendera miliona eurosh.
Këtë fakt e denoncoi një vit më parë Lulzim Basha. Për këtë fakt, e paditi për shpifje Vangjush Dako. Me këtë fakt, me dosjen me numër 339, Lulzim Basha fitoi gjyqin.
Paditë shterpë kundër opozitës dhe propaganda e lodhur se gjoja po luftohet krimi, pa arrestuar asnjë bos të krimit, janë në funksion të mbulimit të së vërtetës: se Edi Rama është peng i krimit të organizuar, i cili po qeveris dhe po pasurohet bashkë me Edi Ramën!