Dako në panik, e ka braktisur edhe Rama!

Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi ka komentuar në studion e lajmeve të Syri.net, gjuhën e rrugës së përdorur nga kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha.
‘Më vjen mirë që xhuxhi doli dhe foli dhe tregoi veten. Më vjen mirë sepse Rama e ka braktisur, pasi postimin e sotëm nuk e ka bërë Endri Fuga por e ka bërë vetë Gjushi. I kapur në panik ai reagoi me atë gjuhë ordinere’, tha Këlliçi.
Këlliçi tha më tej, se Edi Rama, nuk do të mundë ta prishë teatrin.
I pyetur nga moderatori Alen Xhelili, se si do ta ndalin, Këlliçi tha se ai dhjetëra të rinj, deputetë të PD-së dhe vetë kreu i opozitës do të qëndrojnë brenda Teatrit dhe nuk do të lejojnë ta shembin.
‘Nuk ka për t’ia dalë të shembë Teatrin. Nuk ka për t’ia dalë sepse unë dhe dhjetëra të rinj do të jemi brenda Teatrit. Edhe deputetët e PD-së si dhe kreu i opozitës do të jemi aty brenda’, tha Këlliçi.

DAko