Zbardhen përgjimet e para të Abdylajve me Dakon: Makina ishte 105 mijë euro…

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar në Facebook një dokument ku rezulton të jetë përgjuar kreu i bahkisë së Durrësit, Vangjush Dako me një nga anëtarët e grupit të ‘Avdyljave’ në Shijak të arrestuar dhe akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.
Sipas dokumentit, Jasin Avdyli i njohur si ‘Cine’, të cilit i mbaron numri në fund me 489 i ka dërguar një mesazh në telefon Vangjush Dakos të cilit i mbaron numri në fund me 300, ndërsa i thotë se do të vijë FNSH dhe i kërkon Gjushit që ta njoftojë kur të vijnë forcat e FNSH.
“Shif se do të vijnë FNSH, këtu tek unë, kështu më thanë. Cini jam”, thuhet në SMS.
Pjesë nga përgjimet
Lënda narkotike të llojeve të ndryshme pasi trafikohet nga vende të ndryshme, shpërndahet më pas nëpërmjet lidhjeve të tyre në tregun e brendshëm. Jasin Kala alias “Cine”, rezulton se është banor në Shijak. Ka përdorur gjeneralitetit Jasin Avdyli. Përdor nr.tel. cel. 069***, 069**, 069**, 069**, 069** dhe +3168553***. Gjatë kësaj kohe janë evidentuar një sërë përgjimesh telefonike, të Jasin Kalës jo grupeve të tjera, ku pjesa më e madhe e tyre rezulton nga i njëjti vend Shijaku (Ku evidentohen takime, biseda të përgjimeve dhe aktivitet në bashkëpunim edhe me Astrit Avdyli apo edhe me Hajri Seferin), Megjithatë veprimtaria e tyre shtrihet ndërnacionale.
Sipas përgjimeve telefonike të numrave +489, më datë 13.07.2018, komunikon me +300, ku i shkruan sms “Shif se do të vijnë FNSH, këtu tek unë, kështu më thanë. Cini jam”, ku komunikuesi i dytë i kthen përgjigje se ishte në Itali: +489 komunikon me +765 të cilin e bën me dije se ishte me drejtorin e INUK-ut dhe kishte rregulluar punën për ta marrë atë për shezllone/ +489 më datë 29.08.2018, komunikon me +030, të cilin e bën me dije se makina ishte 105 000 euro në shitje, 10 000 euro do t’i zbriste për të, 95.000 euro dhe të dy makinat po i vlerësonte 45.000 euro/+489 më datë 11.09.2018 komunikon me +999 të cilët lënë për t’u takuar për nga afër, +489 komunikon me +777, të cilët lënë për t’u takuar për të pirë një kafe nga afër në Tiranë. +317 komunikon me +511, duke i thënë se do të kalonte të nesërmen paradite të mbaronin punë pas pagesës’; +489 komunikon me disa numra, ndër ta me +987, ku përmbajtja e bisedës lidhet me një shumë prej 1800 euro.