Përgjimet, grupet kriminale që i dhanë Ramës 15 mandatet e deputetëve

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku ka denoncuar sërish lidhjen e qeverisë Rama me grupet kriminale, që sipas kreut të demokratëve kanë ndikuar te të paktën 15 mandate deputetësh.
‘’Sot kanë dalë në dritë të gjitha lidhjet e Edi Ramës me kriminelët. Vota e popullit dhe vota e qytetarëve nuk kanë asnjë rol, për shkak të lidhjes së pushtetit me krimin. Kriminelët e Fushë-Krujës dhe grupi Rraja ka qenë shtabi elektoral i vetëm i PS-së.
Përgjimet kanë treguar se bashkë me Ramën në pushtet kanë ardhur dhe Avdylajt, miqtë e Vangjush Dakos. Ndokajt kanë vepruar si shtab elektoral i PS-së, në Kavajë ka ndodhur e njëjta gjë me Elvis Rroshin. Në Elbasan së bashku me Qazim Sejdinin dhe Taulant Ballën ishte e njëjta gjë.
Në Dibër prokuroria ka një dosje tjetër që implikon Ulsi Manjën në tjetërsimin e votive. Sot mund të themi me plot gojë se ka pasur një devijim të vullnetit të qytetarëve dhe 15 mandate janë marrë për shkak të lidhjeve me krimin”, u shpreh Basha.
Pjesë nga deklarata e Bashës
“Pushteti i siguruar nga kriminelët, bëri që Shqipëria të kthehet në një strehë të sigurt për kriminelëtr dhe trafikanmtët e drogës.
Rama është përfshire personalisht në pastrimin e parave përmes ndërtimeve në bregdet, e në qendër të Tiranës deri tek Teatri Kombëtar.

Kjo dëshmohet përmes kontrollit politik të ndrejtësisë, emërimit të Arta Markut, shërbëtore e bindur e pushtetit të Edi Ramës.
Denoncuesit, gazetarë deri te kreu i opozitës, thirren në prokurori sepse denoncojnë këto lidhje të politikanëve me krimin.
Pushteti i siguruar nga krimi shpjegon edhe sjelljen e Edi Ramës.
Pushteti i tij nuk varet nga vota e popullit por nga kriminelët.
Pasojat e bashkëpunimit të krimit me politikën janë shkatërruese për të ardhmen e vendit.
Trafikantët e drogës vendosin kush do jetë në pushtet apo kush do jetë deputet.
Në vitin 2006, qeveria e PD coi brenda 6 muajsh të gjitha bandat, kurse tani kemi operaciuone fasadë, kriminale që nuk kapen, kriminelë që sundojne qytete e zona të tjera. Elbasani, Vlora, Fushë-Kruja, Shkodra, Tirana, sundohen nga grupert kriminale.
Aksionet e fundit janë fasadë, edhe këta që janë arrestuar do të lirohen shumë shpejt ose do të lehtësohen nga akuzat.
Qeverisa ka humbur legjitimitetin.
Krimi i siguron votat Edi Ramës, dhe ky u garanton atyre paprekshërinë.
Dekriminalizimi i zgjedhjeve është prioritet absolute i PD dhe opozitës. Shqiptarëve u duhet dhënë mundësia që të vendosin me votë të lirë për të ardhmen e tyre.
Qëndrimi i opozitës ëhstë i qartë dhe unik: nuk mund të pranojmë ne që partnerëve kriminela të nxirren nga thesi një a dy persona si koka turku pasi kjo është një aferë ku janë ëprfshirë të gjitha kokat e rilindjes”.