Ballina Sport Gattuso në fije të perit!

Gattuso në fije të perit!

Te Milani mundohen të ruajnë qetësinë, por humbja e dytë sezonale, ajo kundër Interit, ka trazuar jo pak ambientin. Që në fillim të sezonit humbja ndaj Napolit ngriti jo pak dyshime në lidhje me forcën e skuadrës kuqezi, që nuk arriti të ruante avantazhin 2-0 në San Paolo, ndërsa disfata ndaj Interit ishte e dhimbshme mbi të gjitha për faktin se loja e skuadrës së Gattuso-s ishte mediokre.
Kjo ka bërë që edhe në media të nisë furtuna rreth trajnerit kuqezi, i cili rrezikon vendin e punës, edhe pse askush nuk e di qartësisht a është vendosur ndonjë afat.
Nga njëra anë flitet për largim të Gattuso-s që sot, në rast dështimi ndaj Betisit në Europa League, por nga ana tjetër në media raportohet se drejtuesit e Milanit do të presin deri në nëntor.
Sipas Corriere della Sera, situata e Gattuso-s është e lidhur ngushtë me 5 ndeshjet që do të çojnë Milanin drejt sfidës së 11 nëntorit, kundër Juventusit në San Siro.
Betis sot, më pas Sampdoria e Genoa brenda tre ditësh, për ta mbyllur me transfertat në Udine dhe Sevilje. Nëse vijnë 4 fitore rresht duke nisur që nga ndeshja e sotme, ose të paktën fitoren 3 ndeshjet e kampionatit, Gattuso do të vijojë i qetë punën.

Exit mobile version