Dosja e re e përgjimeve, për çfarë akuzohet grupi kriminal, Manja-Gjiknuri-Tahiri

Kryetari i opozitës Bahsa deklaroi se një tjetër dosje e përgjimeve disponohet dhe ku tregohet se si janë blerë votat në Dibër dhe se kush janë njerëzit e afërt të Ramës të përfshirë në këtë krim electoral. Bashqa tha se dosja tregon qartë krimin electoral të blerjes së votave në Dibër ku janë të përfshirë Ulsi Manja, Damian Gjiknuri dhe Saimir Tahiri.
Nga Deklarata e Bashës
“Pushteti i siguruar nga kriminelët, bëri që Shqipëria të kthehet në një strehë të sigurt për kriminelëtr dhe trafikanmtët e drogës.
Rama është përfshire personalisht në pastrimin e parave përmes ndërtimeve në bregdet, e në qendër të Tiranës deri tek Teatri Kombëtar.
Kjo dëshmohet përmes kontrollit politik të ndrejtësisë, emërimit të Arta Markut, shërbëtore e bindur e pushtetit të Edi Ramës.
Denoncuesit, gazetarë deri te kreu I opozitës, thirren në prokurori sepse denoncojnë këto lidhje të politikanëve me krimin.
Pushteti I siguruar nga krimi shpjegon edhe sjelljen e Edi Ramës.
Pushteti I tij nuk varet nga vota e popullit por nga kriminelët.
Pasojat e bashkëpunimit të krimit me politikën janë shkatërruese për të ardhmen e vendit.
Trafikantët e drogës vendosin kush do jetë në pushtet apo kush do jetë deputet.
Në vitin 2006, qeveria e PD coi brenda 6 muajsh të gjitha bandat, kurse tani kemi operaciuone fasadë, kriminale që nuk kapen, kriminelë që sundojne qytete e zona të tjera. Elbasani, Vlora, Fushë-Kruja, Shkodra, Tirana, etj sundohen nga grupert kriminale.
Aksionet e fundit janë fasadë, edhe këta që janë arrestuar do të lirohen shumë shpejt ose do të lehtësohen nga akuzat.
Qeverisa ka humbur legjitimitetin.
Krimi I siguron votat Edi Ramës, dhe ky u garanton atyre paprekshërinë.
Dekriminalizimi I zgjedhjeve është prioritet absolute I PD dhe opozitës. Shqiptarëve u duhet dhënë mundësia që të vendosin me votë të lirë për të ardhmen e tyre.”