Ballina Aktualitet BB jep alarmin: Siguria ushqimore në Shqipëri si në Mongoli dhe Libi

BB jep alarmin: Siguria ushqimore në Shqipëri si në Mongoli dhe Libi

Prej ushqimit të pasigurt në të gjithë globin sëmurën afërisht 2 milionë persona të ditë, të cilët në të shumtën e rasteve duhet të ndërpresin shkollën, punën dhe aktivitete të tjera jetësore, duke u shndërruar ndër të tjera në një kosto të madhe për shoqërinë.
Banka Botërore në një studim të fundit për statusin e Sigurisë Ushqimore në vendet në Zhvillim e ka renditur Shqipërinë të 6-tën në mesin e 90 vendeve nga e gjithë bota në lidhje me hendekun e kapaciteteve për të menaxhuar sigurinë ushqimore, sidomos nga ushqimet me origjinë shtazore.
Indeksi i “Hendeku i kapaciteteve” në menaxhimin e sigurisë ushqimore pasqyron hendekun ndërmjet nevojave për siguri ushqimore dhe kapaciteteve për të menaxhuar situatën.
Banka Botërore vëren se mangësitë më të mëdha në drejtim te menaxhimit të sigurisë ushqimore i ka Mauritania, Mongolia, Nikaragua, Libia, Venezulea dhe Shqipëria.
Ndërkohë disa vende si Nigeria, Guinea madje edhe Serbia kanë kapacitete më të larta se nevojat për menaxhimin e sigurisë ushqimore sidomos nga burimet shtazore.

Mungesa e kapaciteteve shihet në praktikat e dobëta të mbarështimit, administrimi në mënyrë të papërshtatshme me shërbime veterinare, kafshët e keqpërdorura gjatë transportit, therja duke mos respektuar parimet bazë shëndetësore, objekte dhe metoda të papërshtatshme të therjes dhe transport i papërshtatshëm i mishit.
Banka Botërore bën thirrje se, përveç investimeve më të mëdha dhe më të zgjuara në sigurinë e ushqimore, ekziston gjithashtu një nevojë kritike për qasje të reja rregullatore që vënë më shumë theks mbi angazhimin e konsumatorëve.
Banka Botërore thekson se vendet kanë nevojë për ushqim të sigurt për të zhvilluar kapitalin e tyre njerëzor, për të ushqyer një fuqi punëtore të shëndoshë, të arsimuar dhe elastike, dhe qe të ushqejnë një ekonomi të gjallë.
Ushqimi i lëndëve të para për kafshët është një nga praktikat më të rrezikshme të sigurisë ushqimore. Peshku dhe prodhimet e detit kanë më shumë të ngjarë të hahen të papërpunuara më shumë se mishi.

Exit mobile version