Lul Berisha kthehet nga Rinasi dhe lihet i lirë, u tha se u shpall në kërkim nga policia për drogën

“Fletë-arresti për Lulzim Berishën”, kjo ishte deklarat e policisë dhe kryefjala e disa prej mediave mbrëmjen e së dielës kur u zhvillua një aksion i policisë që çoi në dhjetra të arrestuar.
Mirëpo ashtu siç rezulton tashmë për Lulzim Berishën nuk ka pasur urdhër-arrest, dhe ai ka qenë në një udhëtim jashtë vendit mbrëmjen kur në banesën e tij u krye një kontroll nga ana e policisë.
Bëhet e ditur se, Lulzim Berisha është kthyer në Shqipëri të hënën, dt 22.10.2018, nga Rinasi.
Kjo pasi Gjykata e Durrësit ka vendosur më herët, detyrim paraqitje pranë Shërbimit të Provës Durrës.
Dje në dt.23.10.2018 orën 11:00 është paraqitur prane Shërbimit të Provës në Durrës, pasi në rast të kundërt, nëse nuk paraqitej shpallej në Kërkim nga organet ligjzbatuese.
Bëhet fjalë për daljen e tij nga burgu herën e fundit dhe nuk ka asnjë hetim të ri në drejtim të tij, bëjnë me dije burime nga gjykata e Durrësit.
Ndërkohë që edhe pse gazetarë të kronikës me burimet e tyre thonë se Berisha përmendet në përgjime si garant i transportit të heroinës në laboratorin e Hasit, derimë tani ai vijon të jetë një person i lirë, dhe pa asnjë detyrim me drejtësinë.
Lirimi i tij nga Gjykata e Durrësit edhe pse ka qenë kreu i bandës së Durrësit, ka qenë një nga vendimet më të dyshimta të marra nga ana e drejtësisë.