Fuqia e specit djegës kundër dhimbjeve të artritit dhe rënien në peshë

Lehtëson dhimbjet e migrenës
Nëpër farmaci shiten spray me përmbajtje të specit djegës të cilët mund të lehtësojnë dhimbjet e migrenës. Ata kanë një formulë të veçantë të kapsaicinës, një pjesë përbërëse e specit që mban farat. Gjatë testimit të këtij spray, rezultoi që 7 në 10 njerëz me dhimbje të forta të kokës patën lehtësime të dhimbjeve.
Zgjat jetën
Ha spec djegës dhe do të jetosh më gjatë. Një studim afatgjatë ka treguar se njerëzit që konsumojnë të paktën 1 spec të kuq djegës, të freskët apo të thatë, në muaj për 20 vite kanë gjasa më të ulëta për të pasur një vdekje të parakohshme. Shkencëtarët mendojnë se kjo ndodh falë vlerave ushqyese që përmbajnë specat djegës dhe fuqia e tyre për të luftuar inflamacionin dhe obezitetin.
Pastron hundët e bllokuara
Ju janë bllokuar hundët dhe teshtini shpesh, por nga ana tjetër nuk jeni ftohur, nuk keni ndonjë alergji apo nuk pini duhan. Në gjuhën mjekësore kjo gjendje quhet rinit jo-alergjik. Nëse keni këto simptoma, atëherë aroma e specit të kuq djegës mund t’ju ndihmojë.
Përshpejton metabolizmin
Përshpejtimi i metabolizmit ndihmon në rënien në peshë. Kapsaicina, përbërësi pas kësaj erëze pikante, përshpjeton procesin e ngrohjes dhe djersitjes në trup. Ky përbërës aktivizon gjithashtu një sensor të neuronit, i quajtur TRPV1, që parandalon zhvillimin e dhjamit dhe kontrollon oreksin.

Lehtëson dhimbjet e artritit
Kapsaicina është një nga përbërësit kryesorë në shumë kremra, locione dhe produkte që përdoren për lehtësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga artriti dhe fibromialgjia. Studime të tjera kanë treguar se kapsaicina funksionon më mirë nëse përdoret së bashku me ilaçe të tjera për lehtësimin e dhimbjeve.
Lufton kancerin
Testet laboratorike kanë treguar se kapsaicina mund të vrasë qelizat që lidhen me më shumë se 40 lloje kanceri, përfshirë kancerin e zorrës, mëlçisë, mushkërisë dhe pankreasit, si dhe leuceminë. Ky përbërës kimik ndryshon mënyrën e veprimit të gjeneve të lidhura me qelizat kancerogjene , duke parandaluar zhvillimin e tyre.
Konservon ushqimet
Specat djegës janë antimikrobiale natyrale. Ato mund të vrasin mirkobet dhe mikroorganizmat e tjerë në ushqimet e konservuara ose të paketuara. Kompanitë ushqimore por testojnë nëse ekstraktet e specit djegës mund të jenë një zgjedhje më e mirë se konservuesit artificialë.
Forcon imunitetin
Specat djegës janë të pasur me një sërë lëndësh ushqyese të rëndësishme për trupin e njeriut. Ato janë të pasura në vitaminë C, A, B dhe E. Disa studime kanë treguar se kapsaicina vepron si një antioksidues që mbron qelizat dhe parandalon inflamacionin.