Berisha: Plani “B” përmbysje e qeverisë me revoltë popullore, puçistët do të qërohen

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili në Top Channel u shpreh i bindur se nuk do të ketë një marrëveshje të dytë si ajo e 17 majit të vitit të kaluar mes opozitës dhe mazhorancës.
“Nuk i druhem një marrveshje si ajo e 17 majit pasi ajo nuk vjen më, nuk përsëritet. Sot dhe ata të cilët votuan për të hequr datën e hapjes së negociatave. Sot sinjalet nga Europa bien për shqiptarët, kam besim qe shqiptarët do përvishen. Unë mendoj se në kushtet e grushtit të shtetit shqiptarët dhe opozita duhet të qërojnë puçistët.“, tha Berisha.
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka sfiduar kryeministrin aktual Edi Rama i cili hodhi shpalosi nismën e paketës antishpifje. Teksa gazetarja Eni Vasili e pyeti në emisionin “Open” se nëse ka frikë që pas deklaratave të bëra kundrejt kryeministrit Rama, përgjigja e Berishës ishte e befasishme. Ish-kryeministri tha se përkundrazi ai do i dyfishojë deklaratat dhe se “nuk ka ka forcë dhe xhelat të fjalës së lirë të më kufizojë mua fjalën e lirë”.
Eni Vasili: Keni frikë se do përfundoni në gjykatë pas deklaratave tuaja?
Berisha: Do i dyfishoj deklaratat dhe nuk ka forcë dhe xhelat të fjalës së lirë të më kufizojë mua fjalën e lirë.
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar se bandat kriminale kanë video që tregojnë kryeministrin Edi Rama duke pirë drogë.
Sipas tij Bajrajt, Avdylët por edhe Dritan Dajti i cili ende nuk ëhstë dënuar sot për vrasjen e 4 policëve, kanë video të Ramës i cili shihet duke pirë drogë.
‘Avdylët mund të kenë edhe video me Ramën duke nuhatur (duke pirë drogë). Bajrajt dhe Avdylët kanë video të këtyre politikanëve. Kush e shtyu gjyqin e Dritan Dajtit me vite, Edi Rama, është skllav i tij. Edhe me atë ka video sa të duash. Rama ëhstë i filmuar duke marrë drogë, pse nuk e bën testin e drogës ai. Videoty nuk kanë dalë sepse ai nuk ka lënë konçension pa i dhënë atyre. Lidhjet e Ramës me Dritan Dajtin të mirënjohura. Ram,a i mori edhe Shullazin tahirt. Kush e rrahu Saimir Tahirin, më thoni pak ‘, deklaroi Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha, tha se arsyeja se pse Rama nuk tha asnjë fjalë për Ndokën ditën e djeshme pas arrestimit, është se ai e ka frikë ish-deputetin e PS-së.
I ftuar në ‘Open’ Berisha, tha se Rama foli vetëm për Çukon, për Ndokën jo., sepse ai i di gjithçka Ramës.
‘Në kohën time nuk është penguar kurrë prokuroria në veprimet e saj ndaj deputetetëve nuk ëhstë penguar kurrë SHIK. Prokurorinë e ka patur Ina Rama, Sallaku, njerëz kukulla në duart e Edi Ramës. Në kohën time ka qenë Ina Rama, Arben Rakipi, Dhori Sallaku. Rama i lëshon. Rama e provoi në 18 maj se kur rrezikohet për tu mbyt i mbyt të gjithë, që do të thotë se do të vazhdojë kjo ‘bir Selamni i nënës kë të qajë më parë’. Për Arben ndokën kam unë nja 3 denoncime që ëhstë i përfshirë për trafik droge. Unë personalisht kam denoncuar 4 herë trafiqet e Ndokajve. Rama nuk tha një fjalë për Ndokën. Keqardhjen e shprehu për Çukon, për Ndokën e mbylli gojën, nuk guzoi të thotë një fjalë, sepse Ndoka e hedh në erë Ramën, sepse i di gjithçka. Pasi e largoi nga parlamenti i dha PS-së e Lezhës Ndokës’, deklaroi Berisha.
I ftuar në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili në Top Channel ish-kryeministri Sali Berisha komentoi përplasjen me armë që ndodhi pak javë më parë në një lokal në bllok, ku mbeti një i vdekur dhe dy të plagosur. Ish-kryeministri deklaroi se një nga personat e përfshirë në këtë përplasje, Ervin Mata është njeriu i Saimir Tahirit, teksa tha se provat tregojnë se Tahiri udhëtoi drejt Gjermanisë për të takuar Matën.
“Ai që kishte lidhje të forta politike ishte Mata, pasi është faktuar që Saimir Tahiri shkoi në Gjermani për të takuar Matën, e ka nxjerrë Partia Demokratike. Se çfarë ishte ajo unë mund të kisha 10 hipoteza, por aty doli një këngëtare dhe unë nuk mund të hyja në komente. Ata kanë një mani t’ua frustojnë të dashurat njëri-tjetrit, e kanë këtë bandat. Nuk ka dy standarde, pasi unë jam i pari që kam denoncuar ngjarjen. Unë nuk munda të komentoj sepse vetë policia e serviri si një sherr për një zonjushë”, u shpreh Berisha.