Basha: Jo vetëm Balla, dy deputetët e tjerë tek Toyota Yaris me 3.4 milionë euro

Kryetari i opozitës, Basha ka deklaruar sot pas daljes nga Prokuroria se, bashkë me Taulant Ballën janë edhe dy deputetë të tjerë të përfshirë tek ngarkesa me 3.4 milionë euro e Tojotës së bllokuar në Durrës pas paralajmërimit që Basha i bëri nga Parlamenti. Basha tha se, në këtë aferë janë të përfshirë edhe dy deputetë të PS-së Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja.
Basha ka shkuar sot në Prokurorinë e Tiranës rreth orës 11:30, siç duhet edhe nga fotot e mëposhtme. Ai është thirrur për çështjen e ‘Toyta Yaris” me 3.4 milion euro që u gjendën brenda saj dhe për të cilat Basha i drejtoi gishtin si “garanti”, Taulant Ballës, kryetarit të Grupit të PS-së.
Basha i ka qendruar deklaratave të tij lidhur me këtë çështje. Në 21 qershor në Kuvend, Basha bëri deklaratën e fortë, që nxiti padinë ndaj tij nga deputeti Taulant Balla për ‘nxjerrje të sekretit hetimor’.
“Prokuroria ka kërkuar dëshminë time për hetimin që ka hapur në lidhje me nxjerrjen e ”sekretit hetimor”, tha Basha.
Deklarata e Bashës për gazetarët
“Denoncimet e mia publike për përfshirjen e Taulant Ballës në trafikun e parave të pista të krimit janë të vërteta. Sot dua të them se në këtë aferë janë përfshirë edhe dy deputetë të tjerë të PS: Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja.
Prokuroria ka prova dhe fakte të mjaftueshme për të kërkuar arrestimin e Taulant Ballës, të Saimir Tahirit, të Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit. Por prokuroria po i trajton lidhjet e qeveritarëve me krimin si sekret shtetëror, lidhjet e Saimir Tahirit, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit si sekret shtetëror. Sikur prokuroria të funksiononte, Balla, Tahiri, Dako, Sejdini do të ishin në arrest, ndërsa Xhafaj jashtë politikës. Por unë nuk jam i paduruar, drejtësia nuk do të vonojë. Së bashku me Taulan Ballën, Ulsi Manjën, Jurgis Çyrben, Vangjush Dakon dhe Qazim Sejdinin me shokë, do të vijë dita kur para drejtësisë të jenë edhe veglat që e kanë shëndrruar prokurorinë në aksesor të këtij regjimi kriminal dhe të krimit të organizuar, Arta Marku dhe Donika Prela”.

222 2