Ballina Aktualitet Anëtari i bandës së Shullazit në Parlament do të padisë Bashën

Anëtari i bandës së Shullazit në Parlament do të padisë Bashën

Deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja i njohur për lidhjet e ngushta më Shullazin, deklaroi se do të padisë kreun e opozitës, Lulzim Basha. Basha nga Prokuroria e Krimeve të Rënda u shpreh se në aferën e “Toyota Yaris” janë të përfshirë dhe dy deputetë të PS-së, Jurgis Çyrbja dhe Ulsi Manja.
Çyrbja e ka konsideruar shpifje akuzën e Bashës dhe deklaron se e sfidon atë në gjykatë, pasi nuk duron baltën e hedhur ndaj tij. Ky paralajmërim i deputetit të PS-së vjen vetëm pak minuta pasi Ulsi Manja u shpreh gjithshtu se do ta padiste për shpifje Bashën.
Postimi i plotë
Zgjohet e pa larë sytë mendon shpifjen e radhës.
E meqë zgjohet vonë, nuk i del koha as të jetë kreativ nga shpifja në shpifje!
Unë nuk kam më pse të duroj baltën e Lulzim Bashës.
Menjëherë padi për këtë humbës që shpifjen e ka kthyer në mjet të mbijetesës politike.
E sfidoj Lulzim Bashën të përballet me mua dhe kolegët e min në gjykatë me prova e fakte, jo vetëm për këtë akuzë po për gjithçka këto muaj ka hedhur drejt personit tim!

Exit mobile version