Mziu i përgjigjet Kryeministrit: Kamza kantier ndërtimi, ja pse Rama shpif, shpif, shpif për rrugët

Rruga për të cilën Rama u ankua live, është rrugë nacionale gjendet në inventarin e ARRSH-së dhe se financimi për përmirësimin e gjendjes së saj është në dorë të qeverisë, pra vetë atij. Pra, kryeministri shpif, shpif, shpif… 44468789 493752687791095 6813816824551964672 n

Sot pasdite Edi Rama, i shoqëruar nga deputetja që ka mbrojtur doktoraturën me plagjiaturë dhe që në takimin paraardhës nuk dinte ku ishte në takim dhe nga Kamza u drejtohej banorëve të Vorës, duket se të njëjtën sëmundje i infektoi edhe shefit të saj. Kryeministri në ikje, Edi Rama, sot ankohej “live” për gjendjen e rrugës në të cilën kishte kaluar, por harroi se ai aks rruge është rrugë nacionale dhe është në inventarin e ARRSH-së dhe se financimi për përmirësimin e gjendjes së saj është në dorë të qeverisë, pra vetë atij.

Pra, Rama shpif, shpif, shpif… Duam t’i kujtojmë Kryeministrit që Bashkia e Kamzës prej vitit 2007 ka investuar në qindra e qindra kilometra rrugë në territorin e saj, duke përmirësuar rrënjësisht gjendjen e infrastrukturës rrugore. Të gjitha këto investime janë kryer me fondet e saj, duke u ndeshur me veton qeveritare e cila prej vitit 2013 ka zero financim të projekteve të Bashkisë. Janë mbi 150 projekte që flenë në sirtarët e qeverisë, mes tyre edhe rrugë për të cilat Rama as ka marrë mundimin të kthejë përgjigje dhe jo më t’i financojë. I kujtojmë Ramës se as për rrugën nacionale të cilën u ankua, e vetmja që lidh Kamzën dhe Veriun e Shqipërisë, nuk e ka financuar ARRSH-ja, madje as në pjesën që kalon përmes Bashkisë së Tiranës nga Kthesa e Kamzës deri te Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe që kalon përmes territorit të Bashkisë së Veliajt.

Të jetë ky vallë një diskriminim krahinor?! I kujtojmë Kryeministrit mashtrues që Bashkia e Kamzës është bashki rekord për sa u përket investimeve, sidomos në rrugë, ku 60% e buxhetit të saj shkon çdo vit për investime, si në asnjë bashki tjetër. Duke parë indiferencën dhe diskriminimin e Kryeministrit mashtrues dhe të qeverisë së tij, Bashkia e Kamzës ka financuar edhe ndërtimin e rrugëve rajonale, siç është ajo që kalon në Paskuqan, 7 km e gjatë. Bashkia e Kamzës ka shfrytëzuar çdo burim të ardhurash për të financuar projektet e investimeve publike e megjithatë për shkak të mirëmenaxhimit të të ardhurave ajo është shpallur bashkia e parë për sa i përket këtij menaxhimi. Rama vetëm shpif, shpif, shpif, sikurse ka bërë deri më tani në Kamëz, me legalizimet falas apo çdo premtim tjetër të dhënë.

Edmond DURAKU

kkk 44571488 2310962759125361 5457428262273679360 n