Rama reklamë basteve online nga Parlamenti: Çfarë ju duhet që të luani

Rama ka dalë para Parlamentit për ti bërë jehonë mbylljes së pikave të basteve, ndërsa i ka bërë reklamë atyre duke treguar edhe detajet se si duhet të luash në këto pika bastesh, për të cilat ai është i paqartë nëse do të mbyllen. Rama ka përfituar nga dalja në Parlament për të treguar detaje se si duhet të luash në bastet online. Ai ka porositur se cilido që luan në këto baste duhet që të ketë një kartë bankare si dhe kartën e identitetit.
Rama deklaroi dy netë më parë se ai po mendon që të mbyllë të gjitha bastet online ndërkombëtare, ndërsa deklaroi se do ti jepete leje vetëm një kompanie në tregun vendas pasi të shqyrtohet me kujdes nga qeveria. Bëhet fjalë për kompaninë e cila bën reklamë edhe për momentin duke deklaruar se Bastarena” nuk do të mbyllet. Kjo ëhstë një kompani e afërt me Ramën dhe familjen e tij që kontrollohet nga vëllai i tij dhe kryebashkiaku i Durrësit.
Lënia në treg e vetëm një kompanie të basteve online nënkupton që tregu prej 150 miliardë lekësh i basteve dhe lojrave të fatit të adresohet tek kjo kompani.
Ndryshe nga deklarata e bëra dy net më parë, Rama ka deklaruar sot se bastet dhe lojërat e fatit do të mbyllen përfundimisht pas 31 dhjetorit të këtij viti.

“Me mirëkuptimin e drejtuesit të seancës dhe të gjithëve ju, do të dalë nga tema e ditës. Keqardhja për mesazhet nga burgu 313. Jam shumë i bindur se ky grup paralamentar, do t’i jap besim grave, vajzave, dhe patjetër edhe atyre e janë të sëmure nga marrëdhënia me fatin. Mbylljen e kazinove, basteve sportive, që nga ndeshjet e futbollit e deri tek garat e katërkëmbëshave e faunës botërore dhe basteve online. Me mirëkuptimin që sa i përket Onllinet, i cili është një drejtim shumë kompleks. Do të arrijmë një një konkluzion të studiuar dhe do mund të kemi një diskutim të mëvonshëm. Ka diskutime sa i përket idesë për një një monopoli shtetëror, por që sot unë personalisht jam kundër, por jam i hapur për propozime. Nga 1 janari nuk ka asnjë lloj basti, llotoje në zonat e banuara”, tha Rama.
Gjithashtu kryeministri dha detaje të reja sa i takon pikave se ku do të ngrihen llotot dhe kazinotë . Ai tha se vendet do të përcaktohet nga qeveria dhe hotelet me 5 yje do t’i kenë të pranishme këto lojëra.
Ai sulmoi edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi sipas Ramës, prijësi legjendar mban anën e basteve dhe është njëherësh në krahun e tyre.
“Kazinotë do të jenë të mundura vetëm për hotele me 5 yje në zonat e definuara nga qeverisë, përkatësisht. Asnjë lëshim dhe në asnjë hapësirë tjetër. Ata që sot mungojnë këtu, janë në krahun e tyre që janë on-line. Personalisht, lideri legjendar i PD-së ka marrë dhe mban anën e tyre”, shtoi ai.