Pse e dha dorëheqjen ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias?

Ka dhënë dorëheqjen ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias. Mësohet se dorëheqja e Kotzias vjen pas mosmarrëveshjeve që ka pasur me kolegun e tij në qeverinë Tsipras Panos Kammenos.
Debatet mes tyre kanë nisur për shkak të marrëveshjes ende të papërfunduar me Maqedoninë.
Burimet i thanë Kathimerinit se Kotzias ishte i pakënaqur për faktin se kryeministri Alexis Tsipras nuk e mbështeti atë kundër sulmeve nga Kammenos, i cili është gjithashtu partner i vogël i koalicionit.
Sipas të njëjtit burim, gjatë takimit të kabinetit të së martës Kammenos akuzoi Kotzias për keqmenaxhimin e fondeve të ministrisë së jashtme dhe se ai ishte një njeri i financuesit miliarder amerikan George Sorros.
Ndihmësit pranë ministrit të jashtëm thanë se ai ishte “thellësisht i ofenduar” nga akuzat.
Duket se ky largim i Kotzias vjen në një kohë kur ministri i jashtëm i Greqisë nuk ka mundur të mbyllë asnjë nga marrëveshjet për të cilat ishte investuar, me Shqipërinë dhe me Maqedoninë.

Kotzias 1